Tekstil dhe Lëkurë
Panair apo Event multidimensional
Historia e prodhimit të tekstilit dhe lëkurës në Shqipëri i ka rrënjët thellë në histori duke qenë një ndër sektorët me te rëndësishëm të ekonomisë shqiptare deri në vitet 1990. Në kushtet e një ekonomie të centralizuar, industria e tekstilit, jo vetëm që mbikëqyri tërë zinxhirin e prodhimit nga lëndët e para (p.sh. fibrat e papërpunuara) deri në përfundimin e produkteve përfundimtare (p.sh. pëlhura, veshje dhe qilima), por madje edhe duke prodhuar në vend një sasi të konsiderueshme të lëndës së parë.
Pas transformimeve ekonomike të fillimit të viteve 90, fabrikat shtetërore u privatizuan dhe industria e tekstilit dhe këpucëve, e gjithashtu ideologjia e prodhimit ndryshuan ndjeshëm. Shqipëria nuk prodhonte më lëndë të para. Sot fabrikat prodhojnë veshje dhe këpucë me material porositës, e të cilat më pas eksportohen në tregjet e Evropës Perëndimore.
Eksporti i prodhimit të veshjeve dhe këpucëve në Shqipëri aktualisht përbën 44.4% të eksportit të përgjithshëm kombëtar sipas INSTAT (Instituti Kombëtar i Statistikave), që përbën një sektor shumë te rëndësishëm në tregun vendas. Ndër vite fabrikat dhe ndërmarrjet shqiptare po investojnë në makineri të reja dhe në përmirësimin e kushteve të punës, duke i mbajtur çmimet konkurruese, e duke qenë kështu të lakmueshme për brand-et më të rëndësishme ndërkombëtare. Në kuadër të zhvillimit të këtij sektori, Expocity Albania organizon për të dytin vit Panairin e Tekstilit dhe Lëkurës 2019.
Ky event është një pikë takimi për prodhuesit më të rëndësishëm shqiptar dhe të huaj të tekstilit, veshjeve, konfeksioneve, këpucëve etj, distributorët e makinerive, aksesorëve, stilistë e krijues, institucione dhe shoqata që mbeshtesin sektorin. Panairi i Tekstilit dhe Lëkurës është një platformë që promovon marrëdhëniet e biznesit ndaj të gjithë profesionistët e sektorit, bizneset që operojnë në këtë sektor etj, janë të ftuar të vizitojnë panairin, të marrin pjesë në takimet B2B, të ndjekin nga afër tryezën sektoriale, prezantime, sfilata etj. Gjatë dy ditëve të panairit, në një zonë të rezervuar do të mirëpresin takime me kompanitë shqiptare, 13 kompani nga Turqia të cilat janë të profilizuar në sektorin e tekstileve dhe lëkurës.
Takime B2B me 13 Kompani Turke
Në takimet B2B mund të regjistroheni nëpërmjet një aplikimi online, në faqen zyrtare të website të Expocity Albania:
https://expocity.al/textile-leather-expo-2019/reserve-meeting/
Duke rezervuar takimin tuaj në një nga fashat orare të vendosura në dispozicion, hyrja në zonën e takimeve B2B është e garantuar dhe menaxhimi efektiv i kohës së bizneseve gjithashtu. Kjo është një mundësi për tu përfshirë në ndërveprime të vlefshme, me aktorë të sektorit që mund të kontribuojnë pozitivisht në bizneset, karierrën ose projektet tuaja. Prezantoni projektet, bizneset dhe idetë tuaja në kontakte ekskluzive ndërkombëtare të cilat do ju dedikohen përgjatë gjithë ditës, në dy ditët e panairit.
Tryezë Sektoriale
Një tjetër event gjatë Panairit të Tekstileve dhe Lëkurës 2019, është dhe Tryeza Sektoriale. Një diskutim konstruktiv mbi të ardhmen e këtij sektori, do të jetë një ndihmë për të gjithë profesionistët dhe bizneset pjesëmarrëse në panair. Të ftuar të rëndësishëm të institucioneve shtetërore, përfaqësues organizatash e programesh ndërkombëtare, sipërmarrës të sektorit do të jenë të pranishëm për të diskutuar rreth çështjeve më aktuale të sektorit, që përfshijnë; Sfidat e Punësimit, Problematikat/Çështjet kryesore që pengojnë zhvillimin e tij, Standartizimet, Orientimi i kompanive drejt përmirësimit të kushteve të punës etj. Kjo tryeze eshte e hapur per mediat dhe publikun e gjere per te ndjekur nga afer nje bisede te hapur, konstruktive rreth mundesive te zhvillimit te sektorit dhe te ardhmen e tij.
Fashion Show 2019
Një tjetër event që do të jetë pjesë e Panairit të Tekstilit dhe Lëkurës 2019, më datë 1 Nëntor 2019. Departamenti i Inxhinierisë së Tekstilit dhe Modës në Universitetin Politeknik të Tiranës & Departamenti i Tekstilit dhe Modës në Fakultetin e Arteve të Bukura do të organizojnë një sfilatë me punimet e studentëve të tyre. Ditën e parë të panairit, në orën 18:00 do të organizohet Fashion Show 2019 e hapur për publikun për të ndjekur nga afër se si bota akademike i shërben krijimtarisë së studentëve të cilët me entuziazmin dhe pasionin e tyre kanë krijuar një koleksion enkas për këtë aktivitet. Emra të njohur të botës së artit dhe modës do të jenë në rradhët e të ftuarëvë për të zbuluar fantazinë krijuese të studentëvë, të cilët janë e ardhmja e këtij sektori. Bizneset kanë mundësinë të konstatojne dizenjues, stilistë e profesionistë të vyer, të cilët mund t’i shërbejnë vizionit të tyre në të ardhmen.
Tirana Innovation Quest
Kërkimi i inovacionit (iQ) fuqizon dhe mbështet inovatorët dhe sipërmarrësit për të krijuar ekipe ndërdisiplinore për të kaluar nga idetë në projekte konkrete. iQ është krijuar për të inkurajuar novatorët të ndjekin idetë e tyre dhe të ndihmojnë me fondet e nevojshme për të filluar biznesin e tyre. Të ftuar për këtë event do të jenë studentetë cilët do të prezantojnë tema që do të sjellin risi në zhvillimin e këtij sektori, e do të jenë ndihmesë për të gjithë të interesuarit apo bizneset pjesëmarrëse. Një axhendë e plotë prezantimesh do të vendoset përballë shoqërive të ndryshme, investitorëve në sektorin e tekstilit, akademikëve të njohur nga studentë të Universitetit Politeknik të Tiranës. E duke qenë se është një Innovation Quest nuk do të mungojë edhe një juri vlerësuese.
Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë si vizitorë apo si ekzpozues, ju lutem regjistrohuni online në link-un e mëposhtëm:
https://expocity.al/textile-leather-expo-2019
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.