Transporti i pasagjerëve nga deti dhe i mallrave nga hekurudha shënuan rënien më të fortë në 9-mujor

27/10/2020 11:30 AM 0 komente

Transporti detar i pasagjerëve dhe transporti hekurudhor i mallrave panë rënien më të madhe të aktivitetit për shkak të kufizimeve në lëvizje që krijoi pandemia Covid-19.

Sipas të dhënave  zyrtare te INSTAT, transporti i pasagjerëve  nga linjat detare shënoi rënie me 78 për qind në 9 mujor në raport me një vit më parë, ndërsa transporti i mallrave me hekurudhë shënoi rënie me 40 për qind.

Në të kundërt transporti i mallrave nga deti pati rënien më të lehte dhe transporti dhe transporti i pasagjerëve në linjat ajrore kishte rënie me të moderuar.

Volumi i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte, në muajin shtator 2020 ishte 366 mijë ton, duke u ulur 7,7 %, krahasuar me Shtator 2019. Në nëntëmujorin e vitit 2020, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 3.094 mijë ton, duke u ulur me 9,4 %, krahasuar me nëntëmujorin e vitit 2019.

Në muajin Shtator 2020, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 2.291 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 44,3 %, krahasuar me Shtator 2019.

Në nëntëmujorin e vitit 2020, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 18.624 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 40,5 %, krahasuar me nëntëmujorin e vitit 2019.

Në muajin Shtator 2020, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 159,4 ton, duke u ulur me 13,6 %, në krahasim me shtator 2019.

Në nëntëmujorin e vitit 2020, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 1.304,3 ton duke u ulur me 23,7 %, krahasuar me nëntëmujorin e vitit 2019. Në Shtator 2020, numri i fluturimeve të kryera është 1.696 duke shënuar një rënie me 39,1 %, në krahasim me Shtator 2019.

Në shtator 2020, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 27.501 pasagjerë. Krahasuar me Shtator 2019, ky tregues është ulur 84,6 %.

Në nëntëmujorin e vitit 2020, kanë udhëtuar me linjë detare 295.066 pasagjerë, duke u ulur me 78,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Në muajin Shtator 2020, transporti ajror i pasagjerëve zë 81,9 % të transportit gjithsej.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në nëntëmujorin e vitit 2020 është 1.043.457 pasagjerë duke u ulur me 59,3 %, krahasuar me nëntëmujorin e 2019

Në nëntëmujorin e vitit 2020, mallrat e eksportuara me det zënë 56,0 %, me rrugë 42,2 % dhe me ajër 0,4 %. Mallrat e eksportuara me rrugë janë ulur 6,5 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Në shtator 2020, mallrat e importuara me det zënë 44,3 %, me rrugë 48,6 % dhe me ajër 3,3 %. Mallrat e importuara me rrugë në Shtator 2020 janë rritur me 7,8 %, krahasuar me Shtator 2019.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of