Cilat janë destinacionet më të dashura dhe të postuara në Instagram? Që kur rrjetet sociale kanë hyrë në jetën tonë, ne postojmë në to foto të pushimeve tona, veçanërisht në Instagram, ku falë hashtag-ut mund të zbulojmë përvojën e mijëra turistëve nëpër botë.
Me kalimin kohës, Instagram-i, ky rrjet social fotografik, është bërë një album udhëtimesh të shumë njerëzve.
Po cilat janë destinacionet më të klikuara nga ndjekësit dhe fotot që janë postuar më shumë? Sipas një studimi të fundit, në krye të klasifikimit të hashtag-ëve më të përdorur është Franca me Kullën Eiffel, simbol i Parisit, destinacion për të gjithë ata që janë romantikë e ëndërrimtarë, por edhe për artistë në kërkim të së bukurës. Hashtag-u në fjalë është përdorur rreth 3.500.000 herë.
Sipas klasifikimit, ora e Londrës, Big Ben, është fotografuar dhe postuar nga 2.500.000 turistë.
Në vend të tretë është Grand Canyon (Kanioni i Madh) në Arizona, bukuria e të cilit të lë pa frymë. Ai ka bërë për vete thuajse 2 milionë përdorues në Instagram.
Ndiqet nga London Eye në Londër në vend të katërt.
Empire State Building, qiellgërvishtësi simbol i Nju Jorkut, renditet i pesti.
Pas tij gjejmë Golden Gate Bridge, ura që karakterizon San Franciskon.
Në vend të shtatë gjejmë një tjetër simbol në Londër, Tower Bridge.
Statuja e Lirisë në Nju Jork është në vend të tetë.
Ndiqet nga Sagrada Familia në Barcelonë (në vend të nëntë).
Koloseu, simbol i Romës dhe kaq i dashur nga turistët nga e gjithë bota, mbyll klasifikimin e dhjetë vendeve më të fotografuara dhe të postuara në Instagram, me thuaje 700,000 herë.