Më poshtë do të njiheni me katër prej pyetjeve më pavlerë që bëhen në një intervistë pune dhe cilat janë përgjigjet ideale që duhet të jepni. Ja se cilat janë ato:
Intervistuesi: Cila është pika juaj e dobët?
Ju: Pika ime më e dobët është që jam e varur nga puna! Por kjo nuk është përgjigjja e duhur, sepse asnjë punëdhënës nuk e beson këtë.
Por nëse ju ndiheni në siklet përpara një pyetje të tillë, për shkakun se një i panjohur që për më tepër nuk është as psikolog, po ju bën një pyetje e cila nuk ka lidhje fare me intervistën e punës që do zhvilloni dhe që për më tepër përgjigjja që ju mund t’i jepni nuk do t’i duket e besueshme, atëherë kërkoni leje për t’u larguar nga intervista, duke mos i dëgjuar fare pyetjet e tjera.
Por nëse doni patjetër ta fitoni atë vend pune, edhe pse një pjesë e mirë e pyetjeve janë fare pa vlerë, atëherë ne po ju vijmë në ndihmë me disa prej përgjigjeve të mundshme:
Intervistuesi: Cila është pika juaj e dobët?
Ju: Për një kohë të gjatë, kam qenë i shqetësuar në lidhje me pikat e mia të dobëta. Fillova të lexoja dhe ndiqja kurse të ndryshme, në të cilat mësova shumë gjëra të reja, ku më e rëndësishmja ishte që duhet të përqendrohesha në pikat e mia të forta, duke i përmirësuar ato edhe më tepër. Në këtë mënyrë, jo vetëm që u përmirësova por edhe luftova pikat e mia të dobëta.
Intervistuesi: Ku e shihni veten pas pesë vitesh?
Ju: Mund t’ju jap një përgjigje të saktë se ku e shoh veten pas një viti, e cila do të jetë edhe më e saktë. Mendoj dhe shpresoj që pas një viti të kem kaluar në një nivel më të lartë se ky ku jam aktualisht.
Askush nuk ka asnjë të drejtë të dijë planet tuaja afatgjata, sepse tek e fundit askush nuk po ju ofron ju një punë me afat pesëvjeçar.
Intervistuesi: Ne kemi shumë kandidatë të talentuar, pse duhet t’ju punësojmë pikërisht ju?
Ju: Kurrë mos iu përgjigjuni kësaj pyetje, duke e përsëritur edhe një herë pyetjen e bërë nga intervistuesi: “Pse duhet të më punësoni mua? Sepse një përgjigje e tillë lë të nënkuptohet se ju jo vetëm që jeni i befasuar nga kjo pyetje, por edhe nuk dini se çfarë përgjigje të jepni. Përgjigjja më e gabuar që vjen pas saj është që të filloni dhe të rendisni cilësitë tuaja: unë jam i zgjuar, i talentuar, kam përvojë etj.
Intervistuesi: Çfarë do t’i sillni ju kompanisë sonë?
Ju: Skuadrës suaj do t’i duhej shumë një person me përvojën që kam në sektorin e shitjeve, duke marrë në konsideratë edhe faktin që ju po zgjeroheni, atëherë do ta keni të domosdoshme edhe një rritje në numrin e punonjësve që keni.
Sa herë që ju do të ndesheni me pyetje të tilla e keni vetë në dorë nëse do të zgjidhni rrugën e parë që të mos përgjigjeni apo rrugën e dytë që të përgjigjeni duke u munduar që një pyetje të gabuar t’i jepni një përgjigje sa më të saktë.