Në ditët e sotme, gjithnjë e më shumë njerëz punojnë nga shtëpia apo nëpër bare të ndryshme. Por jo vetëm, me teknologjitë e reja në dispozicion, mund të vazhdojmë të punojmë edhe kur jemi duke udhëtuar, mjafton që të keni në dispozicion një lidhje Wi-Fi stabël.
Koncepti i ambientit të punës ka ndryshuar shumë krahasuar me disa vite më parë. Në disa profesione, prezenca në zyrë nuk më e rëndësishme.
Megjithatë të punosh nga shtëpia nuk gjithnjë e thjeshtë. Mund të ndodhë që të keni probleme me internetin apo kompatibilitetin e materialeve të ndryshme. Ne ju këshillojmë disa aplikacione që ju ndihmojnë të punoni në mënyrë komode nga shtëpia.
WorkFrom
Të punosh nga shtëpia është sigurisht më komode, megjithatë nuk mund ta mohojmë se, me përjashtim të ndonjë kolegu të padurueshëm, të shkosh në punë të jep më shumë kënaqësi.
Për ata që nuk duan të qëndrojnë për një kohë të gjatë brenda mureve të shtëpisë, WorkFrom ju tregon një sërë lokalesh apo hapësirash ku ju mund të punoni. Ky aplikacion ju tregon edhe cilësinë e internetit në vende të ndryshme.
Ky aplikacion është i dobishëm jo vetëm për ata të cilët kanë nevojë për internet për të punuar por edhe për ata persona të cilëve u kanë përfunduar GB në smartphone-n e tyre.
Wi-Fi Map është një hartë e vërtetë e gjithë lidhjeve në internet rreth e qark. Është i disponueshëm në iOS dhe Android.
Përdorni më shumë kompjuterin apo ndërveproni më shumë me kolegët të cilët janë larg jush? Aplikacioni që ju këshillojmë të instaloni është
DropBox, i cili ju lejon të ruani të gjitha materialet në çdo moment nga çdo pajisje. Është si të keni gjithnjë me vete një arkivë me dokumentet më të rëndësishme.
Si të krijoni një plan për të menaxhuar projektet e ndryshme në punë? Fare thjesht, mjafton që të instaloni Asana.
Aplikacioni ju kujton afatin e përfundimit të një projekti dhe takime të rëndësishme që lidhen me punën, po ashtu krijon grafikë për të kuptuar se sa kohë i kemi kushtuar projekteve të ndryshme. Ju mund të shtoni edhe kolegë apo bashkëpunëtorë për të krijuar grafikë dhe raportime mbi punën e grupit.
Asana është i disponueshëm në sistemin operativ iOS dhe Android, por ekziston edhe versioni që mund ta shkarkoni falas në web.
Është aplikacioni ideal si për ata që punojnë nga shtëpia, edhe për ata që punojnë nga zyra dhe për gjithë personat që bashkëpunojnë me kolegët e tyre për realizimin e projekteve të rëndësishme. Për të shmangur problemet e kompatibilitetit të dokumenteve, Teamviewer është zgjidhja ideale.
Në këtë mënyrë mund të punojmë mbi dokumentet tona si nga kompjuteri i shtëpisë, po ashtu edhe nga çdo pajisje tjetër dhe do të shmangim problemet.
Ky është një aplikacion i disponueshëm thuajse për të gjithë sistemet operative, Android, iOS, MacOS dhe Windows.
Një ndër sfidat më të mëdha kur punojmë nga shtëpia është të qëndrojmë të fokusuar dhe të mos humbim kohën.
Për këtë ju vjen në ndihmë Calmly Writer, një aplikacion i cili mbyll të gjithë faqet e tjera në internet, përveç atyre që janë të dobishme për punën tonë dhe ju shmang humbjen e kohës në rrjete të ndryshme sociale apo faqe lajmesh.
Nëse koha është makthi ynë nuk është e nevojshme që të punoni me stres, mjafton që të përdorni një aplikacion si Focus Booster.
Me këtë zgjidhje monitorohen vazhdimisht minutat dhe orët e nevojshme për të filluar dhe për të përfunduar një punë të caktuar. Ne po ashtu mund të shohim raportin e ditës sonë dhe të kuptojmë nëse jemi prapa ose përpara afatit të caktuar.
Ky aplikacion gjendet online për kompjuter MacOS dhe Windows.