Adidas AG ka rritur parashikimin e saj të fitimit të plotë-vjeçar për herë të dytë në më pak se tre muaj pasi rezultatet e tremujorit të parë mundën pritsmëritë e tij teksa konsumatorë blenë atlete përpara turneut të futbollit Euro 2016.
Të ardhurat neto nga operacionet e vazhdueshme do të rriten 15 për qind në 18 për qind këtë vit, më shumë se 10 për qind deri në 12 për qindshi i mëparshëm, deklaroi kompania Herzogenaurach, me bazë në Gjermani. Aksionet u rritën gati 6.9 për qind në një rekord të ri të lartë.
Rritja e parashikimit, për të cilin Adidas tha se u ndihmua nga një marketing më efektivë, ofron një nxitje të mëtejshme për kryeshefin e ardhshëm ekzekutiv Kasper Rorsted. Rorsted pritet të bashkohet nga Henkel në gusht, pak përpara fillimit të Lojrave Olimpike në Brazil.
Së bashku me kampionatin Euro 2016 në Francë dhe turneun e futbollit Copa America në SH.B.A., lojërat do të ndihmojnë në rritjen e kërkesës për atlete dhe veshje sportive.