Disa prej aksioneve aziatike shënuan rritje mëngjesin e kësaj të marte, ndërsa disa të tjera shënuan rënie.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, u rrit me 0.1 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 0.3 për qind, duke shkuar në 22,159.78 pikë.
Indeksi i aksioneve Topix ishte në nivele të qëndrueshme në 1,619.10 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, ra me 0.06 për qind, duke shkuar në 29,944.04 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KSI 11, u rrit me 0.17 për qind, duke shkuar në 2,220.51 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait ra me 0.51 për qind, duke shkuar në 3,198.59 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.