Aksionet aziatike rikuperuan mëngjesin e sotëm, duke lënë pas kështu humbjet e shënuara gjatë javës së kaluar.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë u rrit me 1 për qind, duke lënë pas kështu humbjen prej 7.3 për qind të shënuar gjatë javës së kaluar.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut fitoi 1.2 për qind.
Edhe indeksi i aksioneve të Kinës u rrit po me 1.2 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, n225, ishte i mbyllur me rastin e festave gjatë fundjavës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.