Banka e Shqiperise, gati struktura spiune e kredise

25/12/2007 00:00 0 komente

Nga Elona Gusmari

Nese keni marre kredi ne nje banke dhe nuk keni qene i rregullt ne shlyerjen e saj, do ta keni veshtire te merrni nje kredi tjeter. Edhe nese tentoni te lani kredine e nje banke duke marre hua ne nje banke tjeter e keshtu me rradhe, qe nga janari 2008 ky truk nuk do t’ju ece me.

Data e pare e vitit qe sapo pritet te hyje, do te shenoje perfundimin e asaj strukture aq shume te kerkuar nga sistemi bankar, si nje kusht per permbushjen e standardeve qe quhet Regjistri i Kredive. Qellimi kryesor i te cilit eshte ndihmesa ne kryerjen e transaksioneve te shendosha kredituese, nepermjet venies ne dispozicion te te gjithe informacionit, qe bankat e sistemit disponojne mbi kredimarresit, duke nxitur procesin e kredidhenies. Regjistri pritet te ndikoje si ne uljen e informalitetit ne ekonomi, ashtu edhe ne rritjen e vellimit te kredive, duke reduktuar koston dhe kohen e procesit te kreditimit. Rrjedhimisht do te ushtroje ndikim edhe ne rritjen ekonomike te vendit.

Siç dihet edhe nga te dhenat e fundit te Bankes se Shqiperise, kredia eshte gjithnje ne rritje. Ne tremujorin e trete, sipas te dhenave kredia ka vijuar te zgjerohet me norma te larta rritje prej mesatarisht 54% ose 89 miliard leke, ne terma vjetore. Pjesa me e madhe e rritjes se kredise ka ardhur si rezultat i rritjes se kerkeses se bizneseve per fonde. Nga ana tjeter, edhe portofoli i kredise per individet gjate tremujorit te trete, pasqyron rritje te metejshme te peshes ndaj totalit te kredise ne 36.5%  nga 33.3% qe perbente nje vit me pare. Ne raport me PBB-ne kredia konsumatore arriti ne 2.6%. 

 

Regjistri, kredite e vjetra jashte

çdo individ apo edhe biznes qe do te marre hua, duke filluar nga viti qe vjen do te kete nje historik te vetin kreditues, i cili do te ndihmoje bankat e nivelit te dyte te marrin vendime lidhur me aftesite e tyre shlyerese, por edhe te vleresoje me mire klientet duke u bazuar ne garancite dhe besueshmerine e tyre. Bankat e nivelit te dyte do te duhet te paguajne nje fature financiare te Banka e Shqiperise per çdo informacion te marre nga Regjistri i Kredive. Sipas Xhilda Kaninit nga Banka e Shqiperise, kjo banke te dhenash do te sherbeje si nje historik per çdo kerkues qe e ka kredine te re, por edhe qe eshte ne proces. Eshte nje mase parandaluese per çdo rrezik qe mund te evidentojne bankat ndaj aftesive shlyerese te klienteve te tyre. Faza e pare e ketij procesi do te jete futja ne sistem e te gjithe kredimarresve te bankave te nivelit te dyte, me pas ne kete regjister do te perfshihen edhe kredimarresit e institucioneve jo-bankare te mikrokredive. “Per kushtet qe ka Shqiperia, eshte pare e veshtire te merret nje model i gatshem, ndaj eshte bere e mundur qe ky regjister te mundesoje edhe informacione me te detajuara”, -thote Kanini, nje nga pjesetaret e grupit te punes per krijimin e Regjistrit te Kredive. Sipas saj, per çdo kerkues kredie do te grumbullohen detaje te identitetit personal, por edhe marredheniet kredituese me bankat, por pa hyre ne hollesi ne emrat specifike te bankave ku ai ka marre kredi. Bankat do te kene detyrim qe te raportojne çdo kredi efektive. Ne regjister nuk do te perfshihen te dhenat per kredite e vjetra, qofshin ato te shlyera ose jo. Kalimi i te dhenave nga bankat do te behet çdo dite, per çdo veprim me huadhenien. Sipas Xhilda Kaninit, regjistri i kredive nuk do te jete nje mase qe do te  mund te ndikoje ne uljen e ritmeve kredituese, por thjesht do te permiresoje menyren e zhvillimit te sistemit kreditues duke paraprire çdo rrezik te mundshem qe vjen si pasoje e mosshlyerjes.

 
Nje kusht i domosdoshem

Nevoja e nje regjistri kredie eshte artikuluar ne nje afat akoma me te gjate se marsi i vitit 2006, kohe kur u ngrit edhe grupi i punes. Konsolidimi i sistemit bankar, kerkesa gjithnje e ne rritje per kreditimin, por edhe diktimet drejt standardeve europiane, bene qe krijimi i Regjistrit te Kredive te behej nje kusht i domosdoshem. Pas hartimit te kuadrit ligjor, kushteve teknike, prej me shume se 3 muajve Banka e Shqiperise ka nisur testimin e sistemit me informacione dhe premton se ky regjister do te jete gati te filloje direkt veprimet, qe ne ditet e para te muajit janar 2008.

Regjistri do te permbaje dy lloj informacionesh: te dhena personale dhe demografike te nevojshme per identifikimin e personit, si dhe informacione mbi historikun e kreditimit te klientit, si per shembull lloji i kredise, shuma e kredituar, shuma e humbjeve te mundshme, monedha etj. Regjistri i Kredive ve ne dispozicion te pjesemarresve ne kete sistem informacionin e nevojshem per te gjykuar drejt dhe shpejt per aftesite shlyerese te kerkuesit. Nje gje e tille pritet te ndikoje ne reduktimin e kohes se nevojshme qe bankave u nevojitet per marrjen e vendimeve per dhenien e huase. Marrja e informacionit fillon ne momentin kur kredia disbursohet. Sipas eksperteve bankare, norma te uleta interesi per nje kerkues te caktuar vijne si rezultat i rrezikut me te ulet te kreditimit qe ai perfaqeson, krahasuar me dike qe eshte vazhdimisht me vonese ne shlyerjen e detyrimeve financiare.

 

Shkruaj një koment

Ju duhet të logoheni për të komentuar.