Aktivet e oligarkëve rusë Arkady Rotenberg dhe Yury Kovalchuk ‘u ngrinë’ nga Bashkimi Europian gjatë përpjekjeve të saj për ti bërë presion presidentit Vladimir Putin që të ndalë mbështetjen e rebelëve në Ukrainën lindore.
Rotenberg, i cili ndihmon kontrollin e SMP Bank dhe InvestCapitalBank OAO, dhe Kovalchuk, aksionari më i madh në OAO Bank Rossiya, ishin në mesin e tetë personave që BE shtoi dje në listën e zezë të saj të individëve dhe organizatave për tu dënuar në lidhje me trazirat në Ukrainë. Tre entitetet – Russian National Commercial Bank (Banka Kombëtare Tregtare e Rusisë), prodhuesi i armëve Almaz-Antey dhe linja ajrote Dobrolet- u shtuan gjithashtu në listë, sipas Gazetës Zyrtare të BE-së.