Ministri i financave shqiptare Arben Ahmetaj, në një takim me gazetarët, ka thënë se skema e TVSH që përfshin bizneset e vogla, është një hap i rëndësishëm në luftën ndaj informalitetit.
Sipas ministrit, kjo reformë nuk ka në fokus të gjenerojë të ardhura nga biznesi i vogël, por ka në fokus saktësimin e deklarimeve të biznesit të madh.
“Fokusi është te biznesi i madh, është te qartësia e transaksionit për të mbledhur më shumë TVSH nga biznesi i madh”- deklaroi Ahmetaj.
“Nuk do të ketë gjoba për bizneset e vogla për gabime në deklarim deri në 31 dhjetor 2018 dhe janë angazhuar shumë sportele specifike për asistencë për bizneset e vogla, gjatë këtij procesi”- theksoi Ahmetaj.
‘Është një ngjarje normale ekonomike’- tha më tej ministri.
Ministri i financave Arben Ahmetaj, i ka dërguar administratës tatimore një shkresë në datë 7 prill për mos aplikimin e gjobave për bizneset e vogla që hyjnë në pragun e TVSH, për gabimet në deklarim për një periudhe 6-mujore nga fillimi i deklarimit (deri në dhjetor 2018).
Biznesi i vogël, që hyri në skemën e TVSH-së në 1 prill, pas uljes së kufirit të TVSH-së nga 5 në 2 milionë lekë, pritet që të bëjë deklaratat e TVSH-së një herë në tre muaj, ku deklarimi i parë do të jetë në muajin korrik.
Ahmetaj u ka kërkuar tatimeve që deri në 15 ditorin e parë të muajit korrik, që përben momentin e parë të deklarimit, administrata tatimore duhet të kontaktoje detyrimisht me çdo subjekt që preket nga ndryshimet ligjore, për të asistuar tatimpaguesit në shmangien e parregullsive dhe deklarimin ne kohë të tremujorit të parë
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Si mund te formalizohet ekonomia apo te kesh ne focus biznesin e madh, kur e njejta administrate tatimore duhet te kete merret me disa here me teper (mijera) biznese ne skeme TVSH??
Fushata e rradhes…
Per sa kohe do te drejtoje opinga ky vend nuk ka per tu bere ndonjehere. Amatore ne krye te puneve te vendit do te sjellin veprime amatore ne dem te individit