Vetëm 20 banka kanë aplikuar për një licencë për të vepruar në Bashkimin Evropian në kohë, për të marrë miratimin para se Britania të largohet nga blloku.
“Banka Qendrore Evropiane ka biseduar me 50 kompani financiare për të eksploruar opsione për të mbajtur të ashtuquajturën ‘pasaportë’ që u mundëson atyre qasje në një nga ekonomitë më të mëdha të botës”, tha Pentti Hakkarainen, një anëtar i bordit mbikëqyrës të BQE-së për Bloomberg Finance.
Shumica e atyre nuk kishin paraqitur kërkesa deri në fund të qershorit, një afat që mbikëqyrësi kishte raportuar si finale për bankat, për t’u siguruar që ato të shqyrtoheshin në kohën kur Britania të largohet nga BE-ja, marsin e ardhshëm.
“Ne jemi aktive në shmangien e ndikimeve negative nga bankat që nuk po përgatiten,” tha Hakkarainen në një intervistë për Bloomberg. “Por ne nuk duhet të drejtojmë bizneset e tyre në emër të tyre.”
Qeveria e SHBA nuk ka ndërmend të ruajë të drejtat e pasaportave dhe ka propozuar që të dyja palët të njohin rregullat e njëri-tjetrit, një plan që Bashkimi Evropian E ka hedhur poshtë. Një Brexit pa ndonjë marrëveshje divorci, e cila do të rrezikonte bizneset në aspektin ligjor, është një mundësi ‘në tavolinë’, pasi bisedimet kontestuese po zvarriten dhe disa anëtarë të Partisë Konservatore të kryeministres Britanike May thonë se ata nuk do të preferonin asnjë marrëveshje që sjell efekte negative.
Që nga votimi i Brexit, zyrtarë të tjerë të BQE kanë vënë në dukje se më shumë se 100 banka përdorin licencën e tyre britanike për të hyrë në tregun e BE.
Efekti Brexit
Megjithatë, BQE nuk e sheh Brexit-in si një kërcënim serioz për stabilitetin financiar në eurozonë, shtoi më tej Hakkarainen. “Aktiviteti ndërkufitar nuk është aq i madh midis Britanisë dhe kontinentit në huazime të drejtpërdrejta dhe kredi, apo edhe në rastin e borxhit dhe emetimit të kapitalit në tregjet e kapitalit”, tha ai.
“Ishte një vend i mirë dhe i qëndrueshëm për aktivitetet financiare dhe tani ka një dyshim në atë siguri”, tha ai për Britaninë. Ai nuk donte të komentonte mbi perspektivat afatgjata të Londrës, e cila është konsideruar si qendër e aktivitetit financiar.
BQE mori mbikëqyrjen e bankave evropiane në fund të vitit 2014 me krijimin e mekanizmit të vetëm mbikëqyrës. Mbikëqyrësi ka nxitur bankat që të adresojnë shëndetin e tyre financiar, tha Hakkarainen.
“Shumica e bankave po e realizojnë mirë, disa shumë mirë,” tha ai. “Ne kemi parë gjithashtu zhvillime pozitive në mesin e problemeve. Me këtë ndikim parandalues, të mekanizmit të vetëm mbikëqyrës nga BQE, bankat janë më të kontrolluara nga efektet negative. “