Banka Qendrore Europiane (BQE) mbeti e palëkundur për programin e lehtësimit sasior prej 60 miliardë eurosh në muaj në rast se ekonomia në eurozonë përkeqësohet, pavarësisht zërave për t’u tërhequr nga ky angazhim duke qenë se ka një përmirësim të rritjes në rajon.
Vendimi i Bankës ishte parashikuar të mbetej i tillë, pasi një tërheqje e mundshme, do të shihej si një tregues i gatishmërisë së bankës, për t’u tërhequr edhe nga programi i lehtësimit, në kohën kur bankat nëpër botë, po kërkojnë që të kthejnë politikën monetare në normalitet, pavarësisht inflacionit të dobët.
Tregjet janë nën ethet e takimit të radhës të Bankës Qendrore në 7 shtator, me fokus blerjen e aseteve, por akoma më i lartë është padurimi për të kuptuar drejtimin ku do të shkohet, pasi lehtësimi sasior e ka bërë bankën lojtarin më të madh në tregjet e kapitalit.
Këshilli i cili u takua në të enjten, gjithsesi i qëndroi premtimit të rritjes së programit (të lehtësimit sasior) në termat e sasisë dhe afatit kohor nëse parashikimi bëhet me gri. I njëjti këshill vendosi që të norma kryesore e rifinincimit në Bankës Qendrore Euopiane të jetë zero për qind dhe norma e depozitave në rezervat brenda bankave qëndrore në eurozonë në minus 0.4%.
“Banka Qendrore Europiane po qëndron në anën pozitive dhe nuk duket se ka ndonjë nxitim për tu tërhequr” tha Carster Brezeski i ING. Ai shtoi në referencë të kërcimit të fundit të euros bonove të qeverive dhe komenteve të Presidentit të ECB Mario Draghi se “në këndvështrimin tonë kjo është një shenjë që tregon se BQE nuk do që t’i hedhë më shumë benzinë zjarrit që shohim në tregjet financiare gjatë javëve të fundit”.