Projekti i Bashkimit Evropian që po zbatohet me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Kosovë, ka bërë që kontributi i sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural të jetë më i madh në rritjen ekonomike.
Krahas kësaj, ky projekt ka ndihmuar edhe në forcimin strukturave administrative brenda ministrisë, për hartimin dhe zbatimin e planit kombëtar për zhvillim rural dhe bujqësor në përputhje me parimet dhe standardet e BE-së. Kështu është shprehur ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, në takimin përmbyllës të projektit të binjakëzimit “Përkrahje për Ministrinë e Bujqësisë në zhvillimin e legjislacionit dhe politikave për zbatimin e Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural”.
Ministri Stavileci, ka treguar se edhe Programi për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2014-2020 është hartuar në linjë me politikat e përbashkëta bujqësore, i cili sipas tij do të vazhdojë të përkrah sektorin e bujqësisë sipas kërkesave të BE-së dhe specifikave të vendit. “Sot bujqësia është shpallur prioritet kombëtar dhe konsiderohet si shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik në të ardhmen. Ne në katër vitet e ardhshme do ta kemi një buxhet çfarë e kanë shtetet e rajonit apo edhe disa shtete anëtare të BE-së për bujqësinë, gjë e cila para tri apo katër vitesh ishte shumë larg realitetit dhe pritjeve. Unë mendoj që ky buxhet apo më mirë të themi, kjo rritje e konsiderueshme do të na mundësojë që ne ta zbatojmë sa më mirë planin strategjik për zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimin rural 2014-2020, i cili na mundëson që të jemi përfitues edhe të programit IPA 2”, tha ministri Stavileci.
Në anën tjetër, Monika Zach nga Ambasada e Austrisë në Kosovë, tha se edhe në të ardhmen do ta mbështesin Kosovën në procesin e integrimit dhe në procesin e zhvillimit ekonomik me të gjitha instrumentet,
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.