Tregtia me Austrinë arriti në vlerën 1.2 miliardë euro, shifër kjo që e shndërron Austrinë në investitorin e huaj lider në Bullgari. Kjo është pikërisht ajo që deklaroi Presidenti Rumen Radev në një konferencë shtypi pas takimit me Presidentin austriak, Alexander van der Belen, të transmetuar nga agjencia e lajmeve “FOCUS”.
Gjatë 7 muajve të fundit, ky është takimi ynë i tretë, dëshmi e rritjes së interesit dhe vullnetit nga të dyja palët për të forcuar këtë marrëdhënie midis këtyre dy shteteve.
Të dhënat e publikuara pak më sipër janë prova të cilat na shtyjnë në për zhvillimin e një bashkëpunimi edhe më të suksesshëm në të ardhmen, tha Presidenti bullgar.
Gjatë takimit, disa prej çështjeve kryesore për të cilat u diskutuan ishin edhe sfidat e krizës së emigracionit, nevoja për të reformuar Sistemin e Përbashkët Europian të Azileve, Perspektiva e Politikës së Kohezionit pas vitit 2020, Strategjia e Danubit dhe Perspektiva e Rajonit të Danubit.
Ndërsa homologu austriak, tha se është prioritet kombëtar kërkimi i mekanizmave për zhvillimin e këtyre strategjive, duke theksuar se Ballkani Perëndimor mbetet një prej përparësive kryesore.