Bullgari / Raporti i KE-së: Korrupsioni pengon investimet

14/04/2019 8:11 AM 0 komente

Bullgaria është një prej vendeve me një numër të madh njerëzish që vuajnë nga varfëria, me një nivel të lartë korrupsioni dhe ku paqëndrueshmëritë rregullatore po i mbajnë larg investitorët e huaj. Këto janë një pjesë e konkluzioneve të raportit vjetor të Komisionit Europian.

Raporti thekson edhe se rritja ekonomike në këtë vend vazhdon të jetë e qëndrueshme, siç është edhe politika fiskale. Edhe pse sektori bankar në Bullgari është forcuar, ai vazhdon të jetë ende i cenueshëm. Gjithashtu, ndërmarrjet shtetërore nuk janë mjaftueshmërisht fitimprurëse, dhe një shembull që mund të përmendim në këtë drejtim është BDZ.

Benjamin Anghel nga Drejtoria e Përgjithshme për Çështjet Ekonomike dhe Financiare të Komisionit Europian u shpreh se: sa i përket transparencës së prokurimit publik, Bullgaria ka një prej rezultateve më të këqija, dhe ato janë shumë më keq krahasuar edhe me mesataren e Bashkimit Europian. Nuk ka aspak besim në sistemin gjyqësor. Perceptimi i publikut për pavarësinë e gjyqësorit është një nga më të këqijtë në Bashkimin Europian, duke e renditur këtë shtet të 108-in nga 138 vende të botës.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of