Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti Kombëtar i Statistikave, në muajin prill, bullgarët udhëtuan më shumë në vende si Turqi, Greqi dhe Serbi.
Numri i bullgarëve që vizituan Belgjikën u rrit me 40.7%, dhe me 20.1% numri i atyre që vizituan Maqedoninë. Rënie shënuan vende si Mbretëria e Bashkuar me 3.9%, Spanja me 2.0%, Franca me 1.5% dhe Republika Çeke me 1.4%. Në krahasim me prillin e 2017-s, ka pasur një rritje prej 20.5% për udhëtimet e biznesit dhe 20.1% për udhëtimet rekreative.
Instituti Kombëtar i Statistikave publikoi edhe një rritje prej 10% të numrit të të huajve që vizituan Bullgarinë në muajin prill, në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë.