Sot në orën 12:00 në Nion të Zvicrës u hodh shorteu i gjysmëfinaleve të UEFA Champions League.
Ky shorte përcaktoi këto çifte:
Real Madrid – Atletiko Madrid
Monako – Juventus
Ndeshjet e vajtjes do të luhen në datat 2 dhe 3 maj, ndërsa ato të kthimit një jave më pas, 9 dhe 10 maj.
Finalja e madhe do të zhvillohet në Kardif më 3 qershor, ora 20:45.
Statistikat e 4 skuadrave gjysmëfinaliste
ATLETIKO MADRID
Renditja UEFA për klube: 4
Paraqitja në këtë sezon
Ndeshje të luajtura: 10
Fitore: 7
Barazime: 2
Humbje: 1
Gola të shënuar: 13
Gola të pësuar: 5
Formacioni i mundshëm: Oblak; Juanfran, Godín, Savić, Filipe Luís; Saúl, Gabi, Koke, Carrasco; Gameiro, Griezmann
Trajner: Diego Pablo SIMEONE
Golashënuesi më i mirë: Antoine Griezmann (5)
Gjysmëfinalja e fundit e luajtur: sezonin e kaluar, kualifikim me gol në transfertë ndaj Bajern Mynih (2-2)
Bilanci i përgjithshëm në fazën gjysmëfinale: 3 kualifikime / 2 eliminime
Rezultati më i mirë i arritur në UCL: 3 herë finaliste (1974, 2014, 2016)
Arsyeja pse duhet të fitojë: “Ky mund të jetë viti i duhur për një skuadër që nuk rresht kurrë së luftuari”
JUVENTUS
Renditja UEFA për klube: 5
Paraqitja në këtë sezon
Ndeshje të luajtura: 10
Fitore: 7
Barazime: 3
Humbje: 0
Gola të shënuar: 17
Gola të pësuar: 2
Formacioni i mundshëm: Buffon; Dani Alves, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Pjanić, Khedira; Cuadrado, Dybala, Mandžukić; Higuaín
Trajner: Massimiliano ALLEGRI
Golashënuesi më i mirë: Paulo Dybala (4)
Gjysmëfinalja e fundit e luajtur: sezoni 2014/15, fituar me rezultatin e përgjithshëm 3-2 ndaj Real Madrid
Bilanci i përgjithshëm në fazën gjysmëfinale: 8 kualifikime / 3 eliminime
Rezultati më i mirë i arritur në UCL: 2 trofe të fituar (1985, 1996)
Arsyeja pse duhet të fitojë: “Legjenda Gianluigi Buffon meriton të fitojë këtë trofe përpara se të varë këpucët në gozhdë”
MONAKO
Renditja UEFA për klube: 30
Paraqitja në këtë sezon
Ndeshje të luajtura: 10
Fitore: 6
Barazime: 2
Humbje: 2
Gola të shënuar: 21
Gola të pësuar: 16
Formacioni i mundshëm: Subašić; Sidibé, Glik, Jemerson, Mendy; Fabinho, Bakayoko, Lemar; Bernardo Silva, Falcao, Mbappé
Trajner: Leonardo JARDIM
Golashënuesi më i mirë: Kylian Mbappé dhe Radamel Falcao (5)
Gjysmëfinalja e fundit e luajtur: sezoni 2003/04, fituar me rezultatin e përgjithshëm 5-3 ndaj Chelsea
Bilanci i përgjithshëm në fazën gjysmëfinale: 1 kualifikim / 2 eliminime
Rezultati më i mirë i arritur në UCL: finaliste (2004)
Arsyeja pse duhet të fitojë: “Sulmi më i mirë në Europë dhe një fabrikë talentesh”
REAL MADRID
Renditja UEFA për klube: 1
Paraqitja në këtë sezon
Ndeshje të luajtura: 10
Fitore: 7
Barazime: 3
Humbje: 0
Gola të shënuar: 28
Gola të pësuar: 15
Formacioni i mundshëm: Navas; Carvajal, Sergio Ramos, Varane, Marcelo; Kroos, Casemiro, Modrić; Bale, Benzema, Cristiano Ronaldo
Trajner: Zinedine ZIDANE
Golashënuesi më i mirë: Cristiano Ronaldo (7)
Gjysmëfinalja e fundit e luajtur: sezonin e kaluar, fituar me rezultatin e përgjithshëm 1-0 ndaj Manchester City
Bilanci i përgjithshëm në fazën gjysmëfinale: 14 kualifikime / 13 eliminime
Rezultati më i mirë i arritur në UCL: 11 trofe të fituar, rekord absolut (1956, 1957, 1958, 1959, 1960, 1966, 1998, 2000, 2002, 2014, 2016)
Arsyeja pse duhet të fitojë: “Real Madrid dhe UEFA Champions League. Kjo thotë gjithçka”