Sipas një studimi të kryer kohët e fundit dhe të botuar në Daily Mail, ndër qytetet më të preferuara nga të rinjtë, kryeqyteti gjerman i Berlinit u rendit në vend të parë.
Ky studim u bazua në faktorë të tillë si cilësia e jetës dhe zhvillimi i jetës së natës, ekonomia, toleranca ndaj emigrantëve dhe mundësitë që ofroheshin të rinjve.
Dhe sipas rezultateve të marra, Berlini e mundi Londrën duke dalë në krye të listës, dhe duke lënë këtë të fundit në vend të tretë.
Nju Jorku u rendit në vend të tetë, Mançesteri në vend të dhjetë dhe Melburni në vend të 21-të.
Në mënyrë me specifike ky studim u përqendrua në këto faktorë të rëndësishëm, të tillë si gjërat më të rëndëishme (akomodimi, ushqimi, shkollimi, puna, etj), mendësia që ekziston në këto qytete dhe koha e lirë dhe aktivitetet që ata ofrojne për të rinjtë.
Berlini u rendit në vend të parë si kryeqyteti me një jetë nate 24 orë në 7 ditë të javës dhe me një barazi gjinore në nivele shumë të larta dhe një shtet ku komuniteti i LGTB-së ka të drejta shumë të mëdha në krahasim me vendet e tjera.
Nga vlerësimi me 10 pikë të mundshme, Berlini i mori të 10, edhe në fusha të tjera si akomodimi, ushqimi, transporti, toleranca ndaj emigrantëve, jeta e natës dhe sigurisht për birrën e famshme.
Në vend të dytë u rendit qyteti kanadez i Montrealit, kryesisht si pasojë e tolerancës së madhe ndaj emigrantëve dhe komunitetit LGTB.
Londra u rendit në vend të tretë, e ndjekur nga Amsterdami dhe Torontaoja në vend të pesë të kësaj liste. Torontoja fitoi më shumë pikë përsa i përket mbështetjes së të rinjeve në punësim, në sajë të krijimit të shumë stratup-eve të reja.
Më pas vazhdojnë njëra pas tjerës shtete të tilla si Vnkuveri, Barcelona, Nju Jorku, i ndjekur më pas nga qyteti gjerman i Cologne-s dhe më pas nga Mançesteri në vend të dhjetë.
Qyteti i parë nga Australia është ai i Melburnit dhe renditet në vedn të 21-të, duke lënë pas Sidnein (në vend të 24-të) Adelaide (e 66-ta) Brisbane (e 73-ta) Canberra (e 94-ta) dhe Perth në vend të 99-të.