Futbolli, nuk është vetëm një prej sporteve ëm të bukura në të gjithë botën, por luhet gjithashtu në disa prej fushave me pamjen më të bukur në botë.
Më poshtë do të njiehni me disa prej fushave të futbollit që ofrojnë disa prej pamjeve më të bukura në botë, por që fatkeqësisht nuk kanë kapacitetet e duhur për të mirëpritur evente të tilla si Kupa e Botës, për shembull.
Nga Groelanda deri në Gjibraltar, ja se cilat janë disa prej tyre:
Fusha e futbollit që ndodhet në një prej qyteteve më të mëdha të Groelandës Lindore, ofron një prej pamjeve më të mrekullueshme në botë, të majave të larta me dëborë, që krijojnë një contrast të mrekullueshmë me ujin dh eme shtëpi karakteristike të zonës.
Kjo është një prej fushave të futbollit më të veçantë në botë. Një fushë futbolli lundruese në ujërat e gjirit Marina në Singapor.
Stadium Eiði, është një prej stadiumeve më të bukur në fashtin më të njejtin emër, që ndodhet në very-perëndim të ishullit Eysturoy, pjesë e ishujve Faroe.
Fusha e futbollit e krijuar duke djeguar nje pjesë të bimësisë së zonës, në rajonin Nabaëan në Malajzi, është gjithashtu një prej fusahve me pamjen më të veçantë. Pamjet e saj janë mundësuar me dron.
Një prej fushave të futbollit me një prej pamjeve më mbresëlënëse ndodhet në arkipelagun Lofoten në Norvegji.
Veçantia e kësaj fushe futbolli qëndron ën faktin se ajo është ndërtuar në nivelin 2,500 metra në Himalaje në Taxhikistan. Edhe pse është ndërtaur në një prej zonave më pak të frekuentuara në botë, ajo është gjithsesi një prej treguesve sesa shumë pëlqehet ky sport.
Kjo fushë futbolli ndodhet në provincën Liaoning në Shenyang të Kinës verilindore.
Edhe pse rrugët e kryeqytetit La Paz, në Bolivi duken shumë të ngarkuara, të apasionuarit e sportit të futbollit kanë gjetur hapësirën për të ndërtuar edeh këtu një fushë futbolli.
Rocinha, një prej getove më të mëdha në Brazil, dhe që ndodhet e rrethuar me male në të katër anët e saj, ka gjithashtu edhe fushën e saj të futbollit.
Pranë një prej kryqëzimeve më të populluar në Tokio dhe një prej më të vizitura, Shibuya, ndodhet një prej ndërtesa më të larta e cila ka në çatinë e saj një fushë futbolli.
Kjo është një prej fushave pa bar, e ndërtuar në fshatin e Tamnougalt, pranë Agdz në Marok. Edhe pse ajo është fare pa bar, një gjë e tillë nuk i ndalon të apasionuarit e sportit të futibollit që të zhvillojnë aty ndeshje të shumta.
Stadiumi Victoria në Gjibraltar ndodhet pranë një shkëmbi të famshëm. Në foto janë lojtarët e skuadrave Lincoln Red Imps FC dhe College Europa FC që po lujanë në ndeshjen finale të Kupës së Gjibraltarit në 10 maj të 2014.