Strukturat e Specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganës njoftojnë se me datë 02.10.2013, në Degën e Doganës Lezhë, zbuluan hedhjen për konsum në mënyrë të paligjshme nga kompania ADA Petrol të 4400 ton karburant gasoil.
Karburani ndodhej në depozitat në Shëngjin, në pronësi dhe përgjegjësi të kësaj kompanie që ishin plumbosur nga autoritetet doganore.
Me hedhjen në treg në mënyrë të paligjshme të kësaj sasie karburanti është shmangur detyrimi doganor në shumën 388.920.165 leke, një dëm i jashtëzakonshëm për buxhetin e shtetit, sipas Doganave.
Kryetari i degës Doganes Lezhë është pezulluar menjëherë nga detyra.
Për kompanine ADA Petrol është përgatitur kallzimi për vepren penale të kontrabandës me mallra që paguajnë aksizë, ndërkohë që po vazhdojnë hetimet për nxjerrjen e përgjegjësive të mundeshme administrative apo penale të personelit doganor.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.