DS 7 Crossback

27/11/2017 2:43 PM 0 komente

Pas tre vjetësh në heshtje, vjen shpërthimi: marka e grupit PSA del më vete me DS 7 Crossback-un, modelin e saj të parë i zhvilluar pikërisht për këtë qëllim

 

Në ditët kur administratori i grupit PSA, Carlos Tavares, po i jepte formën përfundimtare dizajnit të Opel-it. Ndërkohë njerëzit e tij me uniformë DS punonin me detaje të tjera, më të prekshme, por jo më pak të rëndësishme: ato të modelit DS 7 Crossback. Një makinë që në pak ditë do të shihte dritat e qytetit, në Gjenevë, duke inauguruar epokën moderne të markës. Lindi si një spin-off e Citroën-it në vitin 2014, markë në krye të shkallës së hierarkisë e PSA-së që nuk shkëlqeu siç pritej, në fazën e parë të jetës së saj.

Edhe pse një markë, për më tepër prestigjioze, nuk ka rritje në risi e teknologji, bën një përpjekje të madhe për të qëndruar në një treg të ashpër si Europa. Dhe rënia e shitjeve në masë të dyfishtë na e provojnë atë. Por tani, duken se janë bërë përpjekje të mëdha që të jenë këto elementet. Sepse, për herë të parë në historinë e saj të shkurtër, DS ka një armë të sajën, dhe me shtrirje globale. Nuk është një përditësim i një diçkaje që tashmë ekziston, siç ishte për DS 3, DS 4 dhe DS 5, por i një propozimi të ri. Për më tepër, të mbushur me pajime dhe sisteme Premium dhe jo vetëm për segmentin ku bën pjesë.

 

OFENSIVË TEKNOLOGJIKE

“Ideja mbi të cilën kemi punuar me Tavares”, thotë drejtori i markës, Yves Bonnefont, “është ajo e tre linjave të teknologjike. Do të kemi zgjidhje të përbashkët me Peugeot dhe Citroën, ashtu si platforma Emp2, të tjera që do përdoren fillimisht dhe më pas do shpërndahen, si hibridi plug-in, dhe më pas ato që do të mbeten ekskluzivitet ynë. Si suspensionet parashikuese”. Një finesë që vendos Suv-in në kategorinë e Mercedes S-Class: sistemi shfrytëzon vëzhgimet e kamerës nga para dhe modifikon sjelljen në vazhdimësi të elementeve absorbues, për të garantuar gjithmonë përgjigjen ideale në raport me kushtet e sipërfaqes së rrugës.

 

SHIKUESHMËRI PERFEKTE

Impianti i denjë për një model të kategorisë Premium mbështetet kryesisht në të konceptimin pamor, shumë të zhvilluar, të DS 7-tës. E aftë, falë kontributit të Automotive Lighting, për të bashkuar konceptin e fenerëve të lëvizshëm të DS-së së parë dhe origjinalitetin e një sistemi full Led që nuk ndalet vetëm në idenë e diodave me qark, të përdorur tashmë nga Opel dhe Audi, por që transformohet në një kompleks të rafinuar në të cilin çdo element ndriçimi orientohet në mënyrë individuale në varësi të gjashtë konfigurimeve të funksionimit.

Një tjetër krijim që e ndan DS 7 nga konkurrentet luksoze gjermane është Night vision, një sistem që duke përdorur një kamera infrared të Autolive, dallon këmbësorët, çiklistët dhe kafshët në një distancë prej 14 deri 200 metra në pjesën e përparme: “Në Europë,” shpjegon inxhinieri Jean-Luc Nouhaud, koordinator i projektit të shikimit, “50% e aksidenteve natën me këmbësorët ka pasoja fatale. Duke e bërë këtë teknologji më të aksesueshme ka ndikime të rëndësishme në shoqëri”.

 

FRANCEZE POR EDHE PËR KINËN

Klienti i një marke luksoze nuk kënaqet vetëm me teknologji, duke qenë se lakmon për dallim dhe personalitet. Elementet e pranishëm me bollëk në pesë ambientet e brendshme të modelit DS 7, janë njëri më i sofistikuar e modern se tjetri për zgjedhjen e materialeve dhe kombinimeve të ngjyrave. Të gjitha, përveç konfigurimit Performance, shprehin një koncept, atë të “chic parisien”, i cila është thelbësor në strategjinë e DS-së, veçanërisht në Kinë. Ku, drejtuesit pretendojnë, se ka një tërheqje magnetike.

A do të funksionojë? Të shumtë janë ata që shpresojnë në 75 Avenue de la Grande Armée: drejtuesit e PSA-së, pas blerjes së Opel dhe Vauxhall, kanë në duar 75% të investimeve të grupit në Europë. Një situatë që duhet të ndryshojë duke filluar nga marka DS. Bonnefont e di mirë: “Brenda vitit 2025, Kina duhet të përfaqësojë 35-40% të të ardhurave të markës”.

 

E NESËRME E ELEKTRIZUAR

YVES BONNEFONT i ka idetë e qarta kur flitet për evolucionet motorike të markës. “Versioni i parë hibrid plug-in do të jetë i rezervuar për modelin DS 7: prezantimi i të cilit është planifikuar në vitin 2019”. Në të njëjtin vit do të jetë momenti i versionit tërësisht elektrik, një zgjidhje tjetër që më vonë DS-ja do ta kalojë tek Peugeot dhe Citroën.

“Çdo model i prodhimeve tona të së ardhmes do të ketë të paktën një nga këta dy versione motorike”, u shpreh drejtori i përgjithshëm. Dyert janë ende të hapura për sa i përket versioneve diesel, “të cilat do të mbeten në prodhim për aq kohë sa tregu i kërkon,” dhe zvogëlimit të cilindratës: “Motorët turbo benzinë me tre cilindra janë gjithashtu efiçent në ciklin e homologuar Wltp.”Gjykim pozitiv mbi përdorimin e versionit të ndërmjetëm hibrid: “Duke mos çuar në vlerë të shtuar për klientët e markës”. Ndryshe nga teknologjia plug-in

 

DS 7
Të dhënat teknike

■ Gjatësia 4.57 m, gjerësia 1.89 m, lartësia 1.62 m; kapaciteti i bagazhit nga 555 litra.
■ Pjesa e përparme dhe pjesa qendrore e shasisë kanë në bazë platformën Emp2. Ndërsa aksi i pasmë, ka PF3-shi, skemë e modeleve PSA me përmasa të mëdha.
■ Në shitje prej janarit 2018 me tre motorë turbobenzinë (1.2 me tre cilindra 130 kf, 1.6 THP 180 ose 225 kf), dy diesel (1.6 130 kf dhe 2.0 nga 180 kf) dhe versioni hibrid plug-in (prej 2019): 300 kf, me 60 km autonomi elektrike.
■ Dy kambio: manuale me gjashtë marshe për versionet bazë, kambio e re automatike me tetë raporte për pjesën tjetër të ofertës. Integrale vetëm në plug-in.
■ Sistem i ri infotainment me dy ekrane panoramike 12 inç.
■ Drejtim gjysmë autonom falë DS Pilot: edhe me rinisje automatike në trafik.
■ Fenerët full LED përshtatës me tetë elemente të rregullueshëm në mënyrë të veçuar. Me pamje infrared gjatë natës.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz