Një parti e re për azilantët dhe emigrantët rusë të Qipros. Disa kanë frikë nga ndikimi i panevojshëm rus
Qindra avokatë dhe kontabilistë qipriotë të trajnuar në Perëndim fitojnë jetesën duke menaxhuar llogaritë offshore të disa kompanive ruse dhe ukrainase, shkruan The Economist.
Kjo marrëdhënie lulëzoi në momentin kur ishulli u bë baza e proto-kapitalistëve nga ish-Bashkimi Sovjetik në vitet 1990, falë nënshkrimit të një traktati të kohës komuniste për heqjen e taksimit të dyfishtë. Edhe lehtësimi në procesin e transaksioneve që përfshin valixhe të tëra të mbushura me para, gjithashtu ndihmoi në këtë drejtim.
Nicosia, kryeqyteti i ishullit dhe Limassoli, porti i saj më i madh, po dynden gjatë ditëve të fundit nga rreth 50,000-60,000 qytetarë të ish-Bashkimit Sovjetik.
Limassoli, me ndërtesa të larta në breg të tij, me qendra të mëdha tregtare dhe me flota jahtesh është shndërruar në shtëpinë e dytë të miliarderëve rusë që e kanë ndërtuar jetën duke fluturuar midis Qipros, Londrës dhe Parisit.
Edhe pse rusët kanë marrëdhënie të mira me grekët qipriotë, si anëtarë të kishës ortodokse të Lindjes, një parti e re u krijua në shtatorin e këtij viti nga dy rusë që kishin edhe pasaporta qipriote.
Rreth 25,000 shtetasve të ish-Bashkimit Sovjetik, do t’u jepet e drejta për të votuar në zgjedhjet presidenciale në shkurtin e vitit të ardhshëm.
Të dy themeluesit (dhe mbështetësit kryesorë) të “Ego o Politis” (Unë, Qytetari), një menaxher restorantesh dhe investitor (i cili është disi i papërshtatshëm sepse nuk mund të flasë as greqisht dhe as anglisht) dhe bashkëthemeluesi tjetër, pronar i një kompanie online lojërash, hedhin poshtë të gjitha sugjerimet se nëpërmjet saj do të rriten interesat ruse.
Prioritetet e EoP-së janë kryesisht lufta kundër ryshfeteve dhe ulja e burokracive të fryra të ishullit, Yiorgos Kountouris, një dirigjent orkestral i trajnuar në Shën Petërburg, i cili është zëvendëspresident i kësaj partie.
“Korrupsioni është jashtë kontrollit dhe arsimi dhe kultura këtu janë në një nivel të ulët. Votuesit tanë potencialë janë qipriotët e pakënaqur me politikanët e tyre të vjetër”, shton ai.
Disa prej banorëve të ishullit janë të shqetësuar se përpos platformës së deklaruar, shfaqja e kësaj partie të re, EoP, mund të jetë një faktor paralajmërues i rritjes së ndërhyrjeve ruse në jetën publike të Qipros.
Qeveria është duke paguar një kredi emergjente prej 2.5 miliardë eurosh (3.5 miliardë dollarësh) të huazuara nga Rusia në 2011.
Një ekspert ligjor qipriot shprehet i shqetësuar nga problemi i bastisjes së korporatave, ku kompanitë ruse offshore ndryshojnë në mënyrë të paligjshme pronësinë, pasi një avokat vendas paraqet dokumente të falsifikuara në gjendjen civile të ishullit. Kjo praktikë nuk është “e pazakontë”, thotë ai, por autoritetet qipriote nuk kanë dërguar qoftë edhe një rast të vetëm si ai i mësipërmi, për shqyrtim në gjykatë.