Zip-line, një prej sporteve ajrore më të zhvilluara
Pjesa më veriore e Emirateve të Bashkuara, Ras Al Khaima, po zhvillon një prej sporteve ajrore më të preferuara së fundmi, zip-line, i njohur ndryshe edhe si dhelpra fluturuese, që do të ketë njëkohësisht edhe një prej gjatësive më të mëdha në botë, me rreth 7,000 milje.
Ai do t’i hapë dyert për të gjithë sportdashësit dhe admiruesit e këtij sporti në përfundim të këtij muaji, të cilët do të mund të fluturojnë mbi destinacione të paeksploruara më parë.
Shopping në Souk Al Arsah në Sharjah
Për të gjithë ata që u drejtohen Emirateve të Bashkuara për shopping, këshillohet që të mos t’i drejtoheni qendrave të mëdha tregtare në Dubai dhe në Abi Dhabi, por të shkoni të bëni shopping në Souk Al Arsah në Sharjah, ku cilësinë mund ta gjeni me çmim më të lirë.
Më shumë fishekzjarre se kurrë
Ras Al Khaimah po planifikon diçka shumë të madhe për Vitin e Ri, një shfaqje me fishekzjarre e cila ka shumë mundësi që të futet në librat rekord. Le të shpresojmë që tymi që do të krijohet të pastrohet sa më parë.
Kulinaria
Umm Al Quwain është destinacioni i duher nëse doni të largoheni nga Emiratet e Bashkuara me shijen më të mirë të ushqimit. Pjatat me kallamar dhe gaforre janë ato të gatuara më mirë dhe që i këshillohen të gjithë atyre që shkojnë për herë të parë në Umm Al Quwain.
Parajsa rozë
Nëse e keni kaluar ditën duke marrë rreze dielli, atëherë mbasditen nuk mund ta kaloni më mirë sesa duke vizituar parajsën rozë e cila njohet me emrin zyrtar si Rezerva Natyrore pranë Al Zorah që ndodhet midis Sharjah dhe Umm Al Quwain. Këtu ju do të mrekulloheni nga shumëllojëshmëria e shpendëve që do të shikoni.
Planeti blu
Pas vizitës në Dubai ju duhet të niseni direkt për në bregun e Fujairahit, ku sporti i zhytjes është një prej më të frekuentuarve dhe njëkohësisht një prej më të bukurave. Këtu ju do të njiheni me një planet krejtësisht të ri, të njohur ndryshe si “Planeti blu”. Një avantazh është se të gjithë setin e nevojshëm të pajisjeve mund ta merrni kundrejt çmimit prej 31 dollarësh.
Udhëtimi për në Fujairah
Nëse dëshironi ju mund të bëni një prej udhëtimeve më të bukura nga Mumbai në Indi deri në Dubai dhe të zbrisni në tokë në emiratin e Fujairahit. Ky udhëtim që shtrihet në Bregdetin Lindor përfshin vizitën në Frontin e Fujairahit, një prej më të vjetërve në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Jebel Jais, mbreti i lartësive në Emiratet e Bashkuara
Nëse ndodheni në Ras Al Khaimah, nuk mund të largoheni pa vizituar Jebel Jais, kulmin më të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe. Pasi të arrini në pikën më të lartë ju mund të shikoni një pamje mbresëlënëse të të gjithë kufirit të Omanit.
Larmishmëri gatimesh
Nëse ndodheni në Emiratin e Ajman, ju nuk mund të lini pa vizituar restorantet e Radisson Blu, një prej hoteleve me 5 yje. Këtu ju do të gjeni 7 restorante ku secili prej tyre do t’ju servirë gatime të ndryshme tradicionale.
Gara me deve
Në emiratin e Umm Al Quwain ju mund të shikoni edhe një prej garave më të famshme në Emiratet e Bashkuara, garën me deve, e njohur si Al Labsa Camel Race Track.
Perlat e gjirit arab
Një prej eksperiencave të paharrueshme është turi i mbledhjes së midhjeve të egra në gjirin arab në emiratin e Ajmanit. Nëse keni fat, në përfundim të tij, mund t’ju qëllojë që ju të bëheni pronar i një perle që mund të gjenden në një prej midhjeve që keni mbledhur, edhe pse një gjë e tillë mund të ndodhë shumë rrallë sepse 1 perlë mund të gjendet 1 në 10,000 midhje të egra.