Festivali i frikshëm i akrepave në Indi

07/09/2018 1:44 PM 0 komente

Ky është një prej festivaleve fetare më të çuditshëm dhe më të frikshëm në Indi, ku akrepat vendosën në kokat dhe fytyrat e njerëzve, madje edhe në kokat e fëmjëve të vegjël nga një deri në tre vjeç.

Siç edhe u tha më sipër, ai zhvillohet në fshatin Kandkoor, pranë tempullit që ndodhet këtu, Kondammai, Zotit të Akrepave.

Ky festival i frikshëm dhe i çuditshëm zhvillohet prej dekadash të tëra dhe ai ndodh gjatë periudhës së festimeve Hindu të Naga Panchami, ku qindra mijë njerëz nisen drejt fshatit Kandkoor në Karnataka Indinë Jugore.

Këtu njerëzit i dhurojnë këtij Zoti gjëra të ndryshme si arra kokosi, vaj në këmbim të plotësimit të dëshirave që ata kanë.

Por përpara se të largohen nga tempulli i këtij fshati, ata kërkojnë në tokë për akrepa dhe i vendosin ata në kokat dhe fytyrat e tyre.

Gjatë këtij festivali asnjëherë ose ndoshta shumë rrallë mund të ketë ndodhur që ndonjë njeri të jetë pickuar nga akrepat.

Ata besojnë se Zoti i tempullit Kodammai i mbron nga e keqja.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of