Për utilitaren e saj historike, Fiat ka preferuar të mbështetet tek motori me dy cilindra TëinAir, në vend që të ndjekë shembullin e kompanive të tjera automobilistike duke realizuar një tjetër motor me tre cilindra. Megjithatë, motorii sulmit, ai i ofruar me çmimin më të ulët, është akoma motori i kolauduar me katër cilindra 1.200 cc, i cili nuk ka asgjë më pak se motorët novatorë 1.000 cc me një cilindër më pak, të montuar tek konkurrentët. Faktikisht, rezultatet e qendrës së provave nuk kanë regjistruar dallime të mëdha për sa i përket performancave. Panda ka një shkëputje pak më të mirë se mesatarja e veturave të pranishme në krahasimin tonë dhe mbi të gjitha, më reaktive dhe e gatshme kundrejt përdorimit të pedalit të gazit. Nga ana tjetër, konsumet nuk janë dhe aq mbresëlënëse, ashtu siç ndodh me modelet franceze të grupit PSA. Megjithatë, vlerësimi i përgjithshëm është shumë pozitiv, duke mos marrë parasysh limitet e kabinës, ndër më të voglat, sidomos prapa, ku ka më pak vend për këmbët. Dhe pa pasur ndonjë përfitim të veçantë për bagazhin, që mjafton vetëm për nevojat e një çifti në udhëtim. Për sa i përket komfortit, makina torineze has disa vështirësi në përballjen me i10, e cila ndër të tjera është në nivele të paarritshme edhe nga të tjerat, sidomos falë izolimit akustik efikas. Megjithatë, pikat e forta të Panda-s janë sinqeriteti i sjelljes dhe kënaqësia e drejtimit, veti e rrallë për këtë kategori veturash. Ashtu si pjesa më e madhe e konkurrencës, garancia nuk i tejkalon dy vitet e detyrueshme me ligj.
ANË POZITIVE
Prakticiteti. Vlerësohet lehtësia e madhe e përdorimit.
Siguria. Jep një feedback pozitiv.
ANË NEG1ATIVE
Zhurma. Rezulton pak e lartë në shpejtësi autostrade.
Hapësira e ndalimit. E mirë në terren të thatë, zgjatet në terrene me aderencë të ulët.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.