Ekonomia franceze u zgjerua më shpejt se sa parashikuan ekonomistët në tremujorin e parë, mundësuar nga rritja e investimeve të korporatave dhe rigjallërimi në shpenzimet e konsumatorëve.
Rritja u përshpejtua në 0.5 për qind nga 0.3 për qind, duke mposhtur projeksionin prej 0.4 për qind në një sondazh të Bloomberg, sikundër referoi sot zyra e statistikave Insee. Ekonomia e eurozonës ka të ngjarë të jetë rritur 0.4 për qind në periudhë, sipas analistëve, edhe pse shifrat e parashikuara franceze më të larta nënkuptojnë se tashmë ka shans për rritje.
Ndërsa ekonomia ka treguar rritje të qëndrueshme për tre vitet e fundit, presionet globale të deflacionit kanë penguar përpjekjet e presidentit të Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi për të rigjallëruar rritjen e çmimeve.