Sipas tij, është e nevojshme që procesi i lidhjes dhe integrimit të infrastrukturës të transportit të vazhdojë me integrimin e strategjive të zhvillimit, tregjeve të kapitalit, të punës dhe lëndëve të para dhe infrastrukturës energjetike. Ekonomitë tona janë vulnerabël dhe të kontaminuara nga zhvillimet globale sepse janë ekonomi të vogla në një rajon ekonomik të fragmentuar dhe të varur nga prurjet valutore në formën e investimeve te huaja, eksporteve dhe dërgesave nga emigrantet.
“Rritja e madhësisë së tregut, lehtësia e lëvizjes së faktorëve të prodhimit (kapitali, fuqia punëtore, lëndët e para), integrimi i sistemeve financiare dhe atyre te pagesave, integrimi e bashkërendimi i kurikulave shkencore e arsimore dhe trajtimi i sfidave nga një këndvështrim rajonal do ta bëjë rajonin një hapësirë ekonomike atraktive dhe të integruar. Ky integrim do te evidentojë avantazhet krahasuese rajonale, duke rritur njëkohësisht konkurrueshmërinë e secilës prej ekonomive në veçanti.
Rrjedhimisht do ta konvertojë tendencën e rajonit për t’u ndikuar negativisht nga zhvillimet globale në një mundësi, në një ndikim pozitiv për të arritur rritje të lartë e të qëndrueshme ekonomike në afatin e gjatë”, tha Fullani.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.