TAP ka ndërmarrë vendimin të rinisë procesin e tij të prokurimit në vijim të një rishqyrtimi që i ka bërë strategjisë dhe afateve të tija kohore. Për këtë arsye TAP do të nisë procese të reja parakualifikimi për mallrat dhe shërbimet për të cilat do të ketë nevojë gazsjellësi natyror.
Procesi i rishqyrtuar i parakualifikimit duhet t’u ofrojë mundësinë maksimale furnitorëve/kompanive kombëtare dhe ndërkombëtare që të marrin pjesë në këtë projekt strategjik dhe të rëndësishëm.
TAP do të rinisë procesin për të prokuruar mallra dhe shërbime në fushat kryesore të mëposhtme:
1. Projektim, Prokurim, Ndërtim (EPC): Pjesa më e madhe e kompanive, të cilave do t’u kërkohet të marrin pjesë në procesin e parakualifikimit, do të jenë kompani që ofrojnë shërbime në fushën e Projektimit, Prokurimit dhe Ndërtimit. Për shembull këtu mund të përfshihen: shërbime për ndërtime në pjesën tokësore dhe në pjesën detare, stacionet e kompresorëve dhe ndërtimi i pikës fundore të tubacionit.
2. Kontratat e Furnizimeve: Këto përfshijnë prokurimin e tubacioneve prej çeliku, sistemet SCADA dhe valvulat me diametër të gjerë për gazsjellësin. Këto kontrata do të menaxhohen drejtpërsëdrejti nga TAP.
TAP synon që të publikojë njoftime në Fletoren Zyrtare të BE – Gazetën e BE për secilën nga kontratat. Kompanitë me eksperiencën përkatëse mund të aplikojnë.
Njoftimi i parë për Kontratë mund të gjendet në Gazetën e BE për para-kualifikimin e kompanive të mundshme për ndërtimin e Rrugëve Ndihmëse dhe të Urave në Shqipëri.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.