Sipas agjencisë së statistikave gjermane, borxhi i qeverisë ka shënuar rënien e tij më të lartë që prej vitit 2010. Vitin e kaluar, borxhi ra me 2.1 për qind, osë 42.1 miliardë euro, duke shkuar në 1.967 trilonë euro.
Kjo është ekuivalente me borxhin për frymë prej 23,797 eurosh. Agjencia tha se kjo ishte “hera e parë që niveli i borxhit kishte rënë nën pragun prej 2 trilionë eurosh. Gjermania është në mesin e një bumi zhvillimi, ku prodhimi industrial, shitjet me pakicë, të ardhurat e disponueshme dhe shkalla e punësimit janë në nivelin e tyre më të lartë që prej ribashkimit të vendit në 1990.
Sipas ministrave të qeverisë gjermane, pritshmëritë janë që ekonomia të rritet me 2.1 për qind gjatë këtij viti. Ministri i Financave, Olaf Scholz, u shpreh në maj të këtij viti se ai shpreson të grumbullojë rreth 63 miliardë euro më shumë në të ardhurat tatimore gjatë katër viteve të ardhshme, më shumsë sesa ishte parashikuar fillimisht. OBZHE pret që suficiti buxhetor i Gjermanisë të rritet në 1.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto këtë vit, nga 1.3 për qind që ishte në 2017.
E gjitha kjo situatë tjetet positive në qeverinë e Gjermanisë është padyshim edhe meritë e ministrit paraardhës të Z. Scholz, Z. Wolfgang Schäuble, i cili zhvilloi një buxhet të balancuar ndërmjet viteve 2014 dhe 2018. Z. Scholz, një socialdemokrat, është zotuar se do të ndjekë hapat e paraardhësit të tij konservator.
Marrëveshja e koalicionit e arritur këtë vit midis konservatorëve të Angela Merkel dhe Partisë Social Demokratike nuk parashikon borxhe të reja për parlamentin e tanishëm deri në vitin 2021.
Z. Scholz në deklaratat e fundit e ka shprehur me krenari se Gjermania vitin e ardhshëm më në fund do të përmbushë kriteret e BE-së të Maastrichtit, kur borxhi publik do të bjerë nën pragun e caktuar prej 60 për qind të prodhimit ekonomik. Raporti i borxhit pritet të bjerë në 58.25 për qind, nga 61 për qind këtë vit, ndërkohë që kujtojmë se në 2012 ai ishte në 81 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.