Turisitët në Itali do të gjobiten deri në 6,000 paund nëse ata do të beljen mallara fallco nga shitësit ambulantë në breg të detit, paralajmërim ky i shprehur nga Ministri i Brendshëm Italian.
Shitësit, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë nga vende të Afrikës, të tilla si Bangalndeshi, ndeshen shumë shpesh në disa prej zonave më të famshme bregdetare të Italisë duke shitur mallra fallco.
Sipas, Ministrit këta shitës ambulantë po dëmtojnë binzeset e ligjshme sepse jo vetëm që shesin me çmime më të ulëta por edhe nuk paguajnë asnjë taksë.
Prandaj sipas një ligji të ri, të gjithë turistët që shkojnë me pushimine në Itali, do të gjobiten nëse blejnë syze, ora, çante, kapele nga këta shitëts.
Ky ligj do të përfshijë gjithashtu edhe turistët të cilët paguajnë për të përfituar një masazh apo një tatuazh gjatë kohës që pushojnë në plazh.
Nëse turistët do të gjobiten me 6,000 paund, shitësit nga ana tjetër do të marrin gjoba që shkojnë nga 2,200 paund në 13,600 paund.
Sipas Ministrit, kjo është një lëvizje për të ulur sa më shumë evazionin fiskal por edhe shitjen e mallrave fallco.
Industria e turizmit në Itali është shumë e zhvilluar, por kohët e fundit janë rritur shumë frikërat se një dyndje në numrin e turistave mund të ketë një ndikim negativ në këtë industri.
Në prill të këtij viti, kryebashkiaku i Kaprit, tha se si pasojë e fluksit të madh të vizitorëve ky vend rrezikon të shkatërrohet. Deklarata e tij vjen menjëherë pas shqetësimit të Vencies, e cila vizitohet nga më shumë se 25 milionë turistë në vit.