Numri i përgjithshëm i vizitorëve të huaj në Greqi arriti një rekord prej 20 milion në 10 muajt e parë të 2014, duke arritur në 20.800.000 sipas të dhënave të lëshuara nga Banka e Greqisë.
Kjo shifër përfshin turistët detar (me kroçera kryesisht), që pati një rritje prej 21.9 % krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.
Të ardhurat e turizmit shtuan me rreth 10.6 për qind të ardhurat në vend, duke tejkaluar 13 mrd euro. Megjithatë shpenzimet mesatare gjatë vizitave ranë me 9 për qind, krahasuar me 2013, raporton gazeta Kathimerini.