Ka filluar puna mbi përzgjedhjen e këshilltarëve dhe lead manager që do asistojne Qeverinë në emetimin e eurobondit, do rishikohet ligji i borxhit, do zgjidhen këshiltarët, do hartohet prospekti për të kaluar në fazën e fundit, atë të emetimit të eurobondit…
Ministria e Financave ka deklaruar tashmë se ka në plan emetimin e një Eurobondi të ri për ri-financimin e ekzistuesit, i cili maturohet në nëntor 2015.
Ndërsa shuma e eurobondit që maturohet është 300 milionë euro, financat kanë deklaruar se synojnë të tërheqin 300-500 milionë euro, jo vetëm për ripagimin e atij ekzistues, por edhe një pjesë tjetër për ta përdorur për nevoja financimi të projekteve të ndryshme. Maturiteti parashikohet të jetë 5 – 10 vjet, në euro ose dollarë. Sipas burimeve nga financat, Emetimi me sukses do ishte garanci më shumë përsa i përket përmirësimit të strukturës së borxhit dhe njëkohësisht ri-afirmimit të Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare të kapitalit.
Sipas burimeve nga Ministria e Financave, tashmë ka filluar puna për emetimin e eurobondit të ri.
Janë zhvilluar takime me mbi 30 banka/institucione finaciare ndërkombëtare ku është shprehur interes i lartë për eurobondin shqiptar.
Ka filluar edhe puna mbi përzgjedhjen e këshilltarëve dhe lead manager që do asistojne Qeverinë në emetimin e eurobondit.
Është rishikuar ndërkohë Ligji i Borxhit dhe është në process nxjerrja e udhëzimeve përkatëse.
Ka filluar procesi i përzgjedhjes së këshilltarit ligjor “Legal Advisor” ndërsa nuk ka nisur ende përzgjedhja e “Lead Manager”
Pasi të mbarojnë këto do të vijohet me përgatitjen e Prospektit, për të vazhduar me prezantimin e eurobondit tek investitorët potencialë (Road Shoë).
Pas aprovimit të dokumenteve do të fillojë procesi I emetimit të eurobondit.
Një tjetër variant është dhe emetim pjesërisht i garantuar nga B. Botërore.
Të gjitha hapat duhet të kenë përfunduar deri në nëntor të vitit të ardhshëm, kur përfundon dhe afati i maturimit të eurobondit ekzistues.