Të gjithë mund ta kemi provuar frustrimin duke punuar në një kompjuter që sa vjen dhe ngadalësohet.
Zgjidhja do të ishte të blinit një të ri, por në rast se kemi një zgjidhje tjetër më pak të kushtueshme?! Ekspertët e botës elektronike tregojnë se tani është më e lehtë që t’i jepni kompjuterit të vjetër disa “prekje” për ta bërë të ri dhe të punojë shpejt. Ju duhet vetëm një gjë: sistemi operativ.
Nuk bëhet fjalë vetëm për ta upgrade në një Windows 10, që mund të punojë shumë më mirë se sa versionet e shkuara, por mund të mos punojë me hardware tonë të vjetër. Për ta shmangur këtë, ju duhet ta përditësoni me një sistem operativ që nuk është Windows, shkruan FoxTech.
Shumë njerëz përdorin Linux për këtë qëllim. Është një sistem operativ i lirë dhe i sigurt, që vjen në shumë versione dhe që mund të përdoret edhe nga kompjuterët shumë të vegjël në hapësirë. Një sistem i tillë operativ ka një numër të madh avantazhesh dhe një ndër të cilët punon shumë mirë edhe me hardware të vegjël. Ka të njëjtën siguri si Chrome dhe merr përditësime të rregullta që sjell edhe rregullime të sigurisë dhe performancës.