Huadhënësi më i madh i Qipros u rikthye në tregjet e aksioneve të Nikozisë dhe Athinës ditën e martë pas mungesës 21-mujore si pasojë e krizës bankare që ‘gjunjëzoi’ ekonominë e ishullit. Por aksionet e Bankës së Qipros siguruan një udhëtim të vështirë për kthimin e kompanisë kryesore financiare të vendit.
Aksionet filluan me rënie për para se të humbnin edhe më shumë terren për ta mbyllur ditën p25 për qind më poshtë në 18 cent euro në bursën e Qipros. Rreth 8.9 miliard aksione BoC rifilluan tregtimin në CSE dhe bursën e Athinës me çmim në 24 cent euro. Kur ajo mbylli tregtimin më 15 mars 2013, si pasojë e një krize ndërkombëtare të paketës së shpëtimit, çmimi i aksioneve u mbyll në 21 cent.