Është botuar në Fletoren Zyrtare skema e re e zbatimit të ndihmës ekonomike. Udhëzimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë bën me dije se ndihma ekonomike në zonat pilot në qytetin e Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit ku edhe ka nisur projekti i dixhitalizimit nuk do të jetë më shumë se 8000 mijë lekë në muaj.
Për ccdo anëtar do të vendoset në dispozicion një vlerë e caktuar, por pavarësisht përbërjes së familjes shuma nuk duhet t’i kalojë 8 mijë lekë. Kështu, për kryefamiljarin shuma do të jetë 18 mijë lekë, kurse për pjesëtarët e tjerë të familjes do të jetë 1,260 lekë dhe për personat nën 18 vjeç 900 lekë në muaj. Pra nëse një familje me 4 pjesëtarë, ku një është nën 18 vjeç llogaritja për ndihmën ekonomike do të jetë kjo: 1800+1260+1260+900=5220 lekë në muaj është shuma që do të përfitojë një familje nga ndihma ekonomike.
Masa e ndihmës ekonomike, në muaj, për prindërit e fëmijëve të lindur:
a) trinjakë, është 3 000 (tre mijë) lekë për çdo fëmijë;
b) katërnjakë, është 4 000 (katër mijë) lekë për çdo fëmijë;
c) pesënjakë, është 5 000 (pesë mijë) lekë për çdo fëmijë.
Masa e ndihmës ekonomike për viktimat e trafikimit është 3000 (tre mijë) lekë në muaj dhe përfitohet pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e punësimit të tyre.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.