Numri i aksidenteve rrugore shënoi rënie në fillim të këtij viti. Instituti i Statistikave (INSTAT) raportoi se në muajin janar 2017, u numëruan 119 aksidente rrugore dhe në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kjo shifër pësoi rënie me 20.1%.
Sipas INSTAT, numri i të aksidentuarve në janar 2017 është 158 persona nga 202 që ishte një vit më parë.
Ndërsa numri mesatar i personave të vdekur gjatë kësaj periudhe u llogarit në 22 dhe krahasuar me mesataren e personave që kanë humbur jetën gjatë vitit 2016, ky numër është ulur me 1,8%.
Aksidentet rrugore, në 83% të rasteve, kanë ndodhur nga sjellja e drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve (26,1%) është kryer nga grupmosha 16 – 25 vjeç
Sipas INSTAT, në janar 2017, numri mesatar i të aksidentuarve (të vdekur apo plagosur) për 100.000 banorë ishte 5 persona, krahasuar me mesataren e vitit 2016 ky numër u ul me 31,8%.
Shkaqet më të shpeshta të aksidenteve rrugore janë: shtimi i qarkullimit të automjeteve në rrugët kryesore, tejkalimi i shpejtësisë, mosrespektimi i rregullave nga shoferët ashtu edhe nga këmbësorët, konsumi i alkoolit etj.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.