Investimet e huaja shënuan një rritje të kënaqshme për vitin 2013, duke pasur parasysh që ky ishte një vit krize, me një rritje që pritet të jetë nën 1% dhe për më tepër u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme në mes të tij.
Sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, totali i investimeve të huaja në fund të vitit 2013 arriti në 923 milionë euro, një rekord historik ky, me një zgjerim prej 24% në raport me një vit më parë.
Por, nëse kjo shifër zhvishet nga të ardhurat nga privatizimi i Kurum (që bleu në fillim të 2013-s 4 HEC-e me një vlerë prej rreth 110 milionë euro), një event që ndodh vetëm një herë, atëhere rritja e investimeve të huaja do të rezultonte minimale.
Në kategorinë Investime të tjera, zëri i monedhave dhe depozitave të vendosura jashtë vendit ishte minus 123 milionë euro për gjithë 2013-n. Pasi arriti një rekord prej 278 milionë eurosh në tremujorin e tretë 2013, ky zë redukton më i ulët për gjithë vitin, për shkak të hyrjeve në tremujorët e tjerë të vitit. Ky zë rezultn negativ kryesisht për shkak të bankave, të cilat po depozitojnë jashtë paratë e tyre të lira. Megjithatë në raport me një vit më parë, kur arriti rekordin prej minus 255 milionë euro, vendosjet jashtë janë përgjysmuar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.