Ndeshja e Superkupës së Europës (UEFA Super Cup) dha prova të mëtejshme të rëndësisë së Isco për lojën dhe dinamikat taktike të Real Madridit të Zinedine Zidane.
Për këtë arsye, drejtuesit e Realit të Madridit, siç bëhet e ditur nga e përditshmja “AS”, kanë vendosur të zgjasin kontratën, me skadencë në 2018-n, deri në qershor të vitit 2022.
Nga kjo marrëveshje, futbollisti spanjoll do të fitojë 6 milionë euro në sezon. Por ajo çfarë të befason në këtë marrëveshje është klauzola prej 700 milionë eurosh, shumë herë më e lartë se ajo që pagoi Paris Saint-Germain (222 milionë euro) për të blerë Neymar nga Barcelona.
Thuhet se gjithë lojtarët e klubit të Realit kanë një klauzolë e cila nuk zbret më poshtë se 500 milionë euro.