Jeni duke kërkuar për një vend që t’i shpëtoni trafikut të mbingarkuar të qytetit, ndotjes së ambientit dhe asaj akustike qe po kthehen në shkaktarët kryesorë të stresit? Nëse po, nuk duhet të lodheni më duke kërkuar sepse ishulli Pitcairn, është destinacioni ideal, aty ku mbretëron qetësia.
Është shumë i vogël dhe i izoluar
Edhe pse grupi i ishujve Pitcairn përfshin edhe dy ishuj të tjerë, Henderson- Ducie dhe Oeno, Pitcairn është i vetmi ishull i banueshëm. Ai është afërsisht 3,219 km i gjatë dhe rreth 1,609 km i gjerë. Popullsia në këtë ishull shënoi pikun e saj gjatë viteve 1930, me rreth 200 banorë, ndërsa në ditët e sotme aty banojnë afërsisht rreth 50 banorë.
Njësia administrative e këtij ishulli ndodhet rreth 5,311 km larg në Auckland, në Zelandë të Re. Në qendër të këtij ishulli në qytetin Adamstown, mund të shkohet vetëm nëpërmjet një rruge tejet të vështirë që njihet me emrin “ Kodra e Vështirësisë”.
Numri i banorëve që po zhvendosen në këtë ishull sa vjen e po zvogëlohet
Sipas një artikulli të botuar në shkurt të këtij viti në gazetën “The Telegraph” si pasojë e plakjes së popullsisë, ishulli është në kërkim të vazhdueshëm të banorëve të rinj, si pjesë e Planit të Ripopullimit të Zonës gjatë periudhës 2014-2019. Tempertatura në verë mund të shkojë nga 15 deri në 30 gradë celcius, ndërsa temeratura më e ulët gjatë dimrit shkon deri në 15 gradë celcius. Që nga periudha e publikimit të artikullit për ripopullimin e këtij ishulli e deri në ditët e sotme (2017), 3 ka qenë numri i personave që kanë aplikuar për vizë residence të përhershme. Banorët aktualë janë nga Tahiti.
Ai daton që në 1767
Në korrik të 1767, kapiteni anglez, Philip Carteret, e zbuloi ishin Pitcairn por a pati të pamundur që të zbarkonte në të si pasojë e kushteve atmosferike të pafavorshme. Vetëm në 1970, një grup prej 8 vetash të drejtuar nga Fletcher Christian arritën të shkojnë aty për herë të parë. Në këtë ishull janë luajtur edhe filma shumë të njohur si “Mutiny on the Bounty” ku aktor kryesor ka qenë Marlon Brando dhe Clark Gable.
Edhe pse mbizotëron qëtësia, në këtë ishull argëtimet nuk janë të pakta
Një ndër aktivitetet më të përhapura në këtë ishull janë shëtitjet e gjata në natyrë, të cilat mund t’i bëni vetë nëse e njihni zonën ose të shoqëruar nga një guidë e specializuar. Këtu mund të përmendim Eco Trail dhe shëtitjet për në shpellën e Kristianëve (Christian’s Cave). Një tjetër sport që mund të praktikohet më së miri në këtë zonë është ai i zhytjeve, si p.sh në HMS Bounty dhe SS Corn Wallis. Mund të vzhdojmë me shëtitjet me biçikletë apo me makina specifike për këtë terren. Mund të vizitohet Muzeu Kombëtar dhe kisha SDA e ishullit, mund të praktikohet sporti i peshkimit dhe ai i tenisit në dy prej fushave qe datojnë që në 1988.