Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Gazmir Spahija, ka dorëzuar pranë ministrit të ri të Financave, Shkëlqim Cani dorëheqjen e tij nga detyra.
Ndërkohë që kanë nisur konsultimet për zgjedhjen e kreut të ri të kësaj administrate, që duket se do të drejtojë njëkohësisht dhe doganat, pasi sipas programit të qeverisë, Administrata tatimore do të bashkohet me atë doganore si dhe do të përthithë edhe administratën tatimore vendore, duke synuar rritjen e efikasitetit dhe një kontroll edhe më të arsyeshëm të tatimpaguesve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.