Juventus Stadium mbush 6 vjeç. Krahasimi me impiantet e tjerë në Itali dhe Europë

09/09/2017 12:48 PM 0 komente

Juventus Stadium mbushi 6 vjeç (më 8 shtator) dhe nga shumë është konsideruar një nga “armët” kryesore që i ka mundësuar shoqërisë bardhezi të dominojë në Itali vazhdimisht që nga përurimi më 8 shtator 2011 deri më sot, duke fituar 6 tituj kampionë radhazi (rekord absolut në Itali)..

Në këtë impiant (i cili këtë sezon ka ndryshuar emër në Allianz Stadium), gjatë këtyre 6 vjetëve, bardhezinjtë kanë luajtur 157 ndeshje, nga të cilat kanë fituar 125 (79,6%), 27 barazime dhe 5 humbje (e fundit daton më 23 gusht 2015, 0-1 kundër Udinezes).

Juventus Tabela  1

Numri i përgjithshëm i spektatorëve në 157 ndeshje në Juventus Stadium shkon rreth 6 milionë (5,9); mesatarisht 38.132 spektatorë për ndeshje (mbushja e stadiumit shkon mesatarisht 92%). Këto shifra janë në rritje nga sezoni 2012/13.

Në nivel ekonomik, stadiumi i ri ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e të ardhurave të klubit. Në 2010-2011, sezoni i fundit i luajtur në Stadio Olimpico, të ardhurat e klubit ishin pak më shumë se 10 milionë. Me ndërtimin e Stadiumit të ri, të ardhurat mesatare të 5 sezoneve arritën rreth 41 milionë euro.

Juventus Tabela 2

Të ardhurat Juventus Stadium, krahasimi me Serinë A

Juventus Tabela 3

Nga 2011/12 në 2015/16, fitimet e klubit nga Stadiumi arritën në 207 milionë, mesatarisht 41 mln në vit. Mesatarisht 15 mln më shumë se sa Milani, 19 mln më shumë se Interi dhe thuajse dyfishi krahasuar me Napolin. Kjo rritje vjen edhe si pasojë e rritjes së abonimeve.

Juventus Tabela 4

Të ardhurat e Juventus Stadium, krahasimi me klubet europiane

Por në nivel europian, Juventus është ende prapa klubeve të mëdha.
Të ardhurat e Juventus janë sa 1/3 e të ardhurave të Real Madrid, Manchester United, Barcelona e Arsenal, të cilat shkojnë mes 127 dhe 119 mln euro. Kjo shifër dyfishohet thuajse me klube si Bayern Munchen e Chelsea, ndërsa me Liverpool e Paris SG diferenca është pak më shumë se 20 milionë euro.

Juventus Tabela 5

Burimi: Calcio Finanza

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz