Karakteristikat ku gratë janë më mirë se burrat në leadership

25/09/2018 1:20 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Një studim i ri nga Pew Research Center thotë diçka që tashmë e dimë: Gratë janë drejtuese të zonjat! Në të vërtetë, sipas studimit, ato renditen më lart se burrat në një numër të caktuar karakteristikash të leadership – edhe pse këtë gjë nuk do ta dinit kurrë për shkak të përfaqësimit të ulët në rolet drejtuese.

Nga 4,587 persona të anketuar, 43% thanë se gratë në botën e biznesit janë më të mira në krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe të respektueshëm, ndërsa 35% deklaruan se gratë janë më të mira në vlerësimin e njerëzve me formime të ndryshme; vetëm 5% dhe 3% e të intervistuarve, respektivisht, thanë se burrat ishin më të zotët në këto fusha.

Në politikë, 61% e të intervistuarve thanë që gratë drejtuese janë më të dhembshura dhe të ndjeshme, dhe një e treta mendon se gratë kanë më shumë etikë. Një numër i konsiderueshëm njerëzish (43%) pohoi se burrat dhe gratë në botën e biznesit dhe në politikë nuk kanë stile shumë të ndryshme leadership-i.

Dy cilësitë në të cilat burrat renditen në vend të parë ishin “të gatshëm për të ndërmarrë rreziqe” dhe “negocimi i marrëveshjeve fitimprurëse”, respektivisht në politikë dhe biznes.

Natyrisht, burrat vijojnë të dominojnë radhët e leadership në biznes dhe politikë. Edhe pse ky vit ka pasur një numër rekord grash që konkurrojnë në Dhomën e Ulët dhe Senatin në SHBA, aktualisht gratë përfaqësojnë vetëm 20% të Kongresit. Në botën e biznesit, këto shifra janë edhe më të deformuara, me vetëm 25 gra në krye të Fortune 500.

Arsyet nuk janë befasuese. Thuajse dy të tretat e personave të intervistuar nga Pew Research Center theksoi faktin që gratë duhet të punojnë më shumë “për t’i provuar vetes”, kurse gjysma citoi diskriminim gjinor me të cilin përballen gratë.

Kjo do të thotë që njerëzit vijojnë t’i shohin drejtuesit meshkuj dhe femra në mënyra të ndryshme dhe kjo është diçka që i lëndon gratë, pavarësisht se çfarë mund të tregojnë shifrat.

Burimi: Fast Company
(Studimi i plotë http://www.pewsocialtrends.org/2018/09/20/women-and-leadership-2018/ )

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of