Ka persona që mund të performojnë aq mirë në punë por që kjo nuk i bie në sy askujt për arsye se ata janë të ‘tërhequr’.
I vetmi person përgjegjës për ta cuar përpara karrierën tuaj jeni ju, kështu që është e rëndësishme të jeni proaktiv dhe të kërkoni atë cka dëshironi në punë.
Tregoni se keni të drejtë
Kërkoni një takim me shefin tuaj, dhe përgatituni të flisni për misionin strategjik të organizatës tuaj, se si e ka ndjekur puna juaj këtë mision, dhe se si arritjet tuaja kanë ndikuar pozitivisht në në përmbushjen e tij. Bëni të mundur që shefi juaj të njihet me qëllimet tuaja dhe ‘hapeni gojën’ nëse mendoni se meritoni rritje page.
Ndryshoni gjendjen aktuale
Është e zakonshme të mendoni se ju duhet të luani sipas disa rregullave të caktuara, kur është fjala për tu rritur në pozicion brenda një organizate, por ekspertët ju inkurajojnë të rrezikoni aty ku mundeni. Ofroni ide të reja, ose udhëhiqeni një projekt që e ‘zhvendos’ kompaninë drejt një drejtimi të ri – merrni përsipër të jeni novatori në ekipin tuaj. Ndërsa mund të ketë protokolle standarde në lidhje me rritjet e pagave ose promovimet, iniciativa juaj mund të jetë shtysa që frymëzon shefin tuaj për të ndihmuar të ecni përpara. Të sillni ide te reja dfhe krijuese ju ndihmon të dalloni nga të tjerët dhe demostron vlerat tuaja për organizatën.
Rezikoni të dëgjoni një ‘jo’
Filloni diskutimin duke i bërë të ditur shefit tuaj se jeni të interesuar për sfidat dhe nivelet e reja të përgjegjësisë, dhe shihni se ku do ju cojë dicka e tillë. Ju ka gjasa të ndiheni të frikësuar se do të dëgjoni një ‘jo’ – por ju nuk e dini këtë deri sa ta provoni. Përgjigja fare mirë mund të jetë një ‘Po’ e qartë. Ju mund të habiteni se sa lehtë është të siguroni cka dëshironi, thjesht duke e kërkuar!