Më poshtë paraqiten ndryshimet e plota të parashikuara nga Kodi i Ri.
Në nenin 9, pika 2 bëhen ndryshimet e mëposhtëme:
1.Pas fjalës “seks” shtohet shprehja “orientim seksual”;
2.Pas shprehjes “të meta fizike ose mendore” shtohet shprehja “ në jetesën me HIV/AIDS;
3. Pas pikës 3 shtohet pika 4 me përmbajtjen e mëposhtëme:
“4.Kur punëmarrësi paraqet fakte prej të cilave mund të besohet se është diskriminuar direkt apo indirekt, punëdhënësi duhet të provojë se nuk janë shkelur parimet e trajtimit të barabartë.”
Neni 2
Në nenin 11, pika 4, në fund të saj shtohet fjalia me përmbajtjen e mëposhtëme:
“Marrëveshjet e sipërpërmendura nuk zbatohen për pushimet vjetore të paguara.”
Neni 3
Në nenin 14 , Titulli , Puna me kohe të pjesshme mund te shtohet pika 3 ne fund te ketij neni me permbajtjen e meposhtme ,
“3.Punemarresi me kohe pune te pjesshme njoftohet nga Punedhenesi për krijimin e vendeve të punës me kohë të plotë dhe i jipet perparesi punesimit te tij ne kete vend..”
Neni 4
Në nenin 21, bëhen ndryshimet si vijon:
1.Pika 1, riformulohet me përmbajtjen e mëposhtëme:
“1.Kontrata e punës lidhet dhe ndryshohet me shkrim. Ajo ndryshohet vetëm në marrëveshje midis palëve.”
2.Pas shkronjës “c”, të pikës 3 të shtohet shkronja “c/1” me përmbajtjen e mëposhtëme:
“c/1. Pajisjet individuale mbrojtëse;”
3.Pika 4 riformulohet me përmbajtjen e mëposhtëme:
“4. Mos’hartimi i kontratës me shkrim nuk cënon vlefshmërinë e marrëdhënies së punës, por sjell vetëm përgjegjësinë e punëdhënësit, sipas nenit 202, pika 2 të këtij Kodi.
Neni 5
Në nenin 32, paragrafi fundit i pikes 3, riformulohet me përmbajtjen e mëposhtëme:
“Shqetësim seksual është çdo formë e padëshiruar sjelljeje, e shprehur me fjalë ose veprime fizike dhe simbolike, me natyrë seksuale, e cila ka për qëllim ose sjell si pasojë cënimin e dinjitetit personal, në mënyrë të vaçantë kur krijon një mjedis kërcënues, armiqësor, poshtërues, përçmues apo fyes. I takon personit i cili pretendohet se ka kryer shqetësimin seksual ndaj punëmarrësit, të provojë që nuk ka ushtruar asnjë nga format e sipërcituara te shqetësimit seksual.”
Neni 6
Pas nenit 33, shtohet neni 33/1 me përmbajtjen e mëposhtëme:
“Neni 32/1
1.Perfaqësuesit e punëmarrësve kanë të drejtën e informimit dhe konsultimit.
2.Punëdhënësi duhet të informojë përfaqësuesit e punëmarërsve dhe të konsultohet me ta rregullisht, sëpaku një herë në vit, mbi aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të ndërmarrjes, situatën ekonomike dhe gjendjen e marrëdhënieve të punësimit.
3.Para marrjes së vendimit mbi riorganizmin e ndërmarrjes dhe vendimeve te tjera që mund të kenë efekte të rëndësishme, esenciale në organizimin e punës në ndërmarrje dhe statusin ligjor të punëmarrësve, punëdhënsi duhet të informojë përfaqësuesit e punëmarrësve dhe të zhvillojë konsultime me ta mbi arsyet e këtyre vendimeve,pasojat ligjore, ekonomike dhe sociale për punëmarrësit, si dhe mbi cdo masë që synon të shmangë apo zbusë pasojat e pritshme.
4.Rastet e tjera, kushtet dhe procedurat e informimit dhe kosultimit përcaktohen ne kontraten kolektive dhe marrëveshje midis punëdhënësit dhe përfaqësuesve të punëmarrësve.
5.Punëdhënësi duhet të informojë punëmarërsit dhe përfaqësuesit e tyre me shkrim në kohë të përshtatshme, pa pagesë dhe është përgjegjës për saktësinë e informacionit. Në bazë të angazhimit me shkrim për të mos zbuluar asnjë sekret tregtar, industrial apo professional, punëmarrësit apo përfaqësuesit e tyre kanë të drejtë të njihen me informacionin që përbën sekret tregtar, industrial apo professional por që është I domosdoshëm për kryerjen e detyrave të tyre.
Punëmarërsit dhe përfaqësuesit e tyre, pavarësisht se ku janë dhe pavarësisht nga përfundimi I marrëdhënieve të punësimit ose mandatit të përfaqësimit, ndalohen të përdorin për cfarëdo qëllimi tjetër ose të zbulojnë tek përsona të tretë cfardo informacioni që ju është dhënë atyre si sekret tregtar, industrial apo professional.
Mundësia e njohjes me sekrete zyrtare, shtetërore dhe përgjegjësia për zbulimin ose përdorimin e paligjshëm të tyre rregullohet me ligj të vecantë.
6. Zhvillimi i konsultimeve mbi informacionin e dhënë nga punëdhënësi dhe shkembimi i pikpamjeve kanë si qëllim arritjen e një marrëveshje të pranuar nga të dy palët. Rezultatet e konsultimeve rregjistrohen ne protokollin përkatës.
7.Punëdhënsi mund të kundërshtojë, me shkrim, të jape cdo informacion që përbën sekret tregtar, industrial apo professional ose të zhvilloje konsultime me përfaqësuesit e punëmarrësve, kur natyra e ketij informacioni ose e konsultimeve është e tillë që, sipas kritereve objektive, do të dëmtonte seriozisht ndërmarrjen përkatëse dhe funskionimin e saj.
Përfaqësuesit e punëmarrësve, kur nuk janë dakord me këtë vendim të punëdhënësit, mund t`i drejtohen gjykatës brenda ( 6 ditëve…). Gjykata shqyrton kërkesën dhe merr vendim brenda 15 ditëve.
Nëse gjykata vendos që kundërshtimi për të dhënë këtë informacion apo për të zhvilluar konsultime është i pajustifikuar, punëdhënësi është i detyruar të japë këtë informacion dhe të zhvillojë konsultime brenda një kohë të arsyeshme.
Neni 7
Në nenin 35, në titullin dhe përmbajtjen e tij fjala “çertifikatë”, zëvëndësohet me fjalën “vërtetim”.
Neni 8
Në nenin 42, pas shkronjës “b”, shtohet shkronja “b/1” me përmbajtjen e mëposhtëme:
“b/1. Dokumentin e vlerësimit të rrezikut për cdo vend pune, të shoqëruar me masat parandaluese”.
Neni 9
Ne nenin 45 pas pikes 3 shtohet pika 4 me permbajtjen e meposhtme,
“4. Keshilli i Ministrave percakton kerkesat minimale per kushtet e sigurise ne vendin e punes .
Neni 10
Në nenin 48, në fund të tij shtohet shprehja me përmbajtjen e mëposhtëme:
“…..të cilat i referohen vlerave limit profesionale të përcaktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave.”
Neni 11
Neni 50, pika 1 dhe 2 riformulohet si dhe shtohet pika 3 me përmbajtjen e mëposhtëme :
“Neni 50
1.Intensiteti i zhurmave të përballueshme nga punëmarrësi, duhet të mbahet në nivel të pajtueshëm me shëndetin e tij, ku niveli i ekspozimit javor ndaj zhurmave nuk duhet te kaloje vleren limit te ekspozimit 87 dB(A). Punedhenesi duhet te marre masat per amortizimin ose zvogëlimin e zhurmave që nga burimi i tyre nepermjet nje organizimi me te mire te punes, si dhe reduktimit te kohezgjatjes dhe intensitetit te ekspozimit.
2.Intensiteti i dridhjeve të përballueshme nga punëmarrësi duhet të mbahet në nivel të pajtueshëm me shëndetin e tij, ku vlera limit e ekspozimit ditor nuk duhet te kaloje vleren e lejuar per 8 ore te punes/dite, 5 ms2. Punedhenesi duhet te marre masat per amortizimin ose zvogëlimin e dridhjeve që nga burimi i tyre nepermjet perdorimit te pajisjeve qe reduktojne nivelin e ekspozimit te vibrimeve mekanike, si dhe reduktimit te kohezgjatjes dhe intensitetit te ekspozimit, organizimit te pershtatshem te orareve te punes, qe parashikojne mjaftueshem periudha pushimi.”
3. Keshilli i Ministrave percakton kerkesat minimale te Sigurise dhe Shendetit lidhur me ekspozimin e punetoreve ndaj zhurmave dhe dridhjeve .
Neni 12
Në nenin 54, shtohet pika 4 me përmbajtjen e mëposhtëme:
“Kur punemarresi punon me shume se 6 orë në ditë pa nderprerje , duhet te parashikohet nje pushim pa pagese jo me pak se 20 minuta. Kohezgjatja e ketij pushimi percaktohet me kontratën individuale ose kontratën kolektive të punës.”
Neni 13
Në nenin 63, shtohet një paragraf i dytë dhe te trete me përmbajtjen e mëposhtëme:
“2.Ambjente shpërthyese është përzierja në ajër, në kushte atmosferike, e substancave të djegshme në formën e gazrave, avujve apo pluhrave, ku pas marrjes flakë, flakët përhapen në tërësinë e përzjerjeve të padjegura.”
“3.Keshilli i Ministrave percakton kerkesat minimale te mbrojtjes se punetoreve nga reziku i ambjenteve shqperthyese.
Neni 14
Në nenin 68, shtohet pika 3 me përmbajtjen e mëposhtëme:
“3.Pajisjet individuale mbrojtëse për çdo vend pune të përcaktohen në kontratën individuale të punës.”
Neni 15
Në nenin 70, bëhen ndryshimet e mëposhtëme
1. Në nenin 70, fjala “lokal”, zëvëndësohet me shprehjen “vend i posaçëm”.
2.Shtohet paragrafi i dytë me përmbajtjen e mëposhtëme:
“Këshilli i Ministrave përcakton numrin e punëmarrësve për plotësimin e detyrimit të parashikuar në paragrafin e e parë, si dhe kushtet higjenike që duhet të plotësojë vendi i posaçëm për ngrënie”.
Neni 16
Ne nenin 76 pika 2 fjalet “per te ardhur ne pune” behet:
“per te ardhur ne vendin e zakonshem te punes”
Neni 17
Në nenin 85, në fund të të pikës 4 shtohet shprehja “ …ose me kontratë kolektive.”.
Neni 18
Në nenin 86, pika 2 riformulohet me përmbajtjen e mëposhtëme:
“2.Punëmarrësi gëzon të drejtën e e pagës në ditët e festave zyrtare, kur kjo ditë bie ditë pune.”
Neni 19
Nenin 87 riformulohet me përmbajtjen e mëposhtme:
1.“Puna e kryer ditën e pushimit javor kompesohet me një shtesë page jo më pak se 25 për qind ose me një pushim të barabartë me kohëzgjëtjen e punës së kryer plus një pushim shtesë jo më pak se 25 për qind të kohëzgjatjes së kësaj pune.
2.Puna e kryesr në ditët e festave zyrtare kompesohet me një shtesë page jo më pak se 125 përqind ose me një pushim të barabartë me kohëzgjatjen e punës së kryer plus një shtesë jo më pak se 25 për qind të kohëazgjatjes së kësaj pune.
Pushimi merret një javë para ose pas kryerjes se së punës.”
Neni 20
Në nenin 90, pika 2 shprehja “… 50 orë“, zëvëndësohet me “…48 orë“.
Neni 21
Ne nenin 92 pika 2 riformulohet dhe shtohet
me permbajtjen si me poshte
“2 . Pushimet vjetore nuk përfshijnë ditët e festave zyrtare.Nëse festa zyrtare bie ditën e pushimit vjetor me pagesë, pushimi vjetor shtyhet”.
Neni 22
Neni 93, pika 2 riformulohet me përmbajtjen e mëposhtëme:
“2. Pushimi vjetor shtyhet, kur punëmarrësi gjate periudhes se ketij pushimi ,ka qënë i shtruar në spital, ose ka qëndruar në shtëpi për shkak sëmundje ose aksidenti, të vërtetuar me raport mjeksor.”
Neni 23
Në nenin 96, bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 1, pas fjalës “martese”, shtohet fjala “sëmundjeje”.
2. Në pikën 2, pas shprehjes “…sëmundjeje të rëndë të… “, shtohet shprehja “…bashkëshortit”.
3.Pas pikës 2, shtohet pika 3 me përmbajtjen e mëposhtëme:
“3. Në rast lindjeje fëmije, bashkëshorti përfiton 3 ditë pushimi ditor të paguar.”
Neni 24
Në nenin 97, pika 1, pas fjalës “fizikë“, shtohet shprehja “…mbi kohëzgjatjen e punës dhe pushimet,…”.
Neni 25
Ne nenin 98 mosha 14 vjec behet 15 vjec :
Neni 26
Në nenin 105/a, shtohet një pikë 3 me përmbajtjen e mëposhtëme:
Varianti I
“3. Ndalohet zënia në punë e grave në punët e vështira. Këshilli i Ministrave përcakton listën e punëve të vështira që dëmtojnë shëndetin e gruas.”
Varianti II
“3.Ndalohet zënia me punë e gruar ne punët në miniera në nëntokë.”
Neni 27
Në nenin 105, shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:
“3.Nëse gruaja vendos me dëshirën e saj të punojë pas periudhës 42-ditore të paslindjes, në marrëveshje me punëdhënësin, për ushqimin e fëmijës me gji, ka të drejtën që brenda periudhës së parashikuar në legjislacionin e sigurimeve shoqërore për të drejtën e të ardhurës së barrëlindjes të përfitojë:
a)kohëzgjatje pune të reduktuar, me pagë të njëjtë sikur të kishte punuar për kohëzgjatjen normale ditore të punës: ose
b) një pushim të paguar prej 2 orësh brenda kohëzgjatjes normale të punës.”
Neni 28
Në nenin 108 riformulohet si më poshtë vijon:
“Neni 108
1.Gratë shtatëzëna, gratë që kanë lindur fëmijë, të cilat janë kthyer në punë 42 pas lindjes së fëmijës, nënat me fëmijë në gji, nuk janë të detyruara të kryejnë punë nate.
Bëjnë përjashtim nga ky rregull rastet, kur një çertifikatë mjekësore përcakton se puna e natës për kategoritë e sipërcituara dëmton sigurinë ose shëndetin në punë të punëmarrëses në fjalë, si dhe kur kjo autorizohet nga Inspektorati Shtetëror i Punës.
2. Këshilli i Ministrave përcakton rregulla të veçanta për punën e natës për gratë dhe kategoritë e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni.”
Neni 29
Ne nenin 118 Menyra e pageses ne fund te pikes 1 shtohet fjalia me kete permbajtje,
“Ndalohet dhënia e pagave në mjedise të papërshtatshme si bare, restorante, lokale bastesh e të tjera të ngjashme me këto”.
Neni 30
Në nenin 124, në fund të pikës 2, shtohet shprehja “…pavarësisht përcaktimeve të bëra në dispozitat e tjera ligjore.”.
Neni 31
Në nenin 142, pika 3, numri “5”, zëvëndësohet me “7”.
Neni 32
Në nenin 143 bëhen këto ndryshime:
1.Në pikën 1, shprehja “..gjatë vitit të parë të punës”, zëvëndësohet me shprehjen “…gjatë dy viteve të para të punës..”.
2.Në nenin 143, në fund të pikës 2 shtohet fjalia me përmbajtjen e mëposhtëme:
“Afatet e përcaktuara në këtë pikë, nuk zbatohen për marrëdhëniet e punës që zgjasin më shumë se 5 vjet.”
5.Gjatë periudhës së njoftimit, punëmarrësi përfiton sëpaku 4 orë leje të pagueshme në javë për të kërkuar punë të re. Kohëzgjatja e lejes dhe procedurat për marrjen dhe përdorimin e saj përcaktohen në kontratën kolektive apo individuale të punës.
Neni 33
Në nenin 146, shtohet ,
a.pika 1 gërma “c”, pas fjalës “seksi”, shtohet shprehja “….orientimi seksual,”.
b.ne fund te pikes 2 te shtohet fjalia me permbajtjen ne vijim “ kur punëmarrësi pretendon se kontrata e punës është zgjidhur për një nga shkaqet e përcaktuara në pikë 1 të këtij neni, i takon punëdhënsit të provojë se kontrata e punës nuk është zgjidhur për shkaqe të përcaktuara në këtë pikë.”
c.pika 3 pas fjaleve “ një dëmshpërblim deri në një vit pagë,” dëshpërblimin për humbjet financiare nga dita e zgjidhjes së kontratës së punës deri ditën e shpalljes së vendimit të gjykatës,”
Neni 34
Para nenit 149 tek germa B shtohet dy nene me permbajtjen e meposhtme ,
Neni 149/1 Informimi për vendet e lira të punës
“Punëdhënësi informon punëmarrësin e punësuar me kontratë me afat të caktuar për vendet e lira të punës dhe ju siguron mundësi-shanse të barabarta me punëmarrësit e tjerë për t`u punësuar në një punë me afat tw pacaktuar”.
Neni 149 /2 Trajtimi i barabartë
“Punëmarrësit e punësuar me kontratë me afat të caktuar nuk mund të trajtohen në mënyrë më pak të favorshme se punëmarrësit e punësuar më kontratë më afat të pacaktuar lidhur me kushtet e punësimit, trajnimit dhe mundësive të karrierës(promotion opportunities) në punë.”
Në nenin 150, pika 2, numri “5”, zëvëndësohet me numrin “7”.
Neni 35
Ne nenin 160 te shtohet fomulimi i meposhtem,
“Në rastet kur në ndërmarrje nuk funksionojnë sindikatat, kontrat kolektive e punës lidhet nga Këshillat e Punëmarrësve (Punës)”
Neni 36
Nen nenin 163 –Titulli ,Kerkesa per Bisedimet Kolektive, pas pikes 1 te shtohet nje paragraf me permbajtjen e meposhtme ,
Bisedimet kolektive duhet të zhvillohen të bazuara në parimin e mirëbesimit.Perfaqesuesit e punemarresve kanë të drejtë të kërkojnë informacion mbi të gjitha ceshtjet qe lidhen me bisedimet. Informacioni duhet të jepet brenda një muaji nga dita që është kërkuar, përvec kur palët apo përfaqësuesit e tyre kanë ranë dakord për një afat tjetër.
Neni 37
Në nenin 164, pika 1 , fjalia e dytë riformulohet me përmbajtjen e mëposhtëme:
“Kjo provë paraqitet në formën e:
a.një vërtetimi noterial, ku noteri vërteton numrin e anëtarëve të organizatës së punëmarrësve, në bazë të kuotizacioneve të paguara gjatë dy vjetëve të fundit; ose
b.nje vërtetimi noterial mbi bazën e deklarimeve, me shkrim ose me gojë, të punëmarrësve anëtarë; ose
c. një vërtetimi noterial mbi numrin e anëtarëve të organizatës, mbështetur në deklaratat noteriale personale të bëra nga vetë punëmarrësit, për anëtarësinë në këtë organizatë.
Neni 38
Në nenin 167, pika 1, riformulohet me përmbajtjen e mëposhtëme:
“1.Punëdhënësi duhet të depozitojë origjinalin e kontratës kolektive, brenda 15 ditëve nga data e përfundimit të kësaj marrëveshje midis palëve, në:
a) Zyrën rajonale të punësimit, për kontratat kolektive në nivel ndërmarrje;
b) Ministrinë e Punës, për kontratat kolektive në nivel dege ose ndërmarrje, nëse ndërmarrja ushtron aktivitetin në më shume se një rajon.”
Neni 39
Në nenin 169, pika 2 riformulohet me përmbajtjen e mëposhtëme:
“Secila nga palët zbaton detyrimin e paqes së punës vetëm kur palët kanë rënë dakort për të shprehimisht me shkrim.”
Neni 40
Në nenin 170, pika 1 riformulohet me përmbajtjen e mëposhtëme:
“1.Kur kontrata kolektive shkelet nga njëra palë, pala tjetër mund t’i drejtohet gjykatës ose Gjykatës së Arbitrazhit.”
Neni 41
Në nenin 178, pikat 1 dhe 2, pas shprehjes “…organizatë sindikale”, shtohet shprehja “…dhe organizatë punëdhënësish”.
Neni 42
Në nenin 179, riformulohet me përmbajtjen e mëposhtëme:
“Asnjë organizatë punëmarrësish dhe organizatë punëdhënësish nuk mund të ketë emrin e një organizate ekzistuese.”
Neni 43
Neni 180 riformulohet me përmbajtjen e mëposhtëme:
“Çdo organizatë punëmarrësish dhe organizatë punëdhënësish duhet të depozitojnë një kopje të statutit të saj dhe të vendimit të gjykatës, pranë Ministrisë së Punës.”
Neni 44
Në nenin 181 të shtohet pas pikes 7 nje pike me permbajtjen e meposhtme ,
“8.Përfaqësuesit e organizatave të punëmarërsve gëzojnë mbrojtjen e përcaktuar në këtë nen edhe pas mbarimit të mandatit, për një periudhe jo më pak se 1 vit.”
Neni 45
Në nenin 193, në pikën 7 të saj shprehja “…20 ditë“, zëvëndësohet me shprehjen “…10 ditë“.
Neni 46
Në nenin 196, fjalia e fundit riformulohet me përmbajtjen e mëposhtëme:
“Në rast se palët nuk bien dakort, arbitrat zgjidhen me short, nga lista e arbitrave nga gjykata, brenda 5 ditëve duke filluar nga data e kërkesës së njërës prej palëve.”
Neni 47
Në nenin 197/6, pika 4, fjalia e parafundit riformulohet me përmbajtjen e mëposhtëme:
“Kur palët nuk arrijnë të merren vesh për numrin dhe detyrat e punonjësve përkatës për sigurimin e shërbimeve minimale, mosmarrëveshja zgjidhet detyrimisht dhe përfundimisht nga një arbitër i zgjedhur me short nga lista e arbitrave nga gjykata, në bazë të kërkesës së njërës palë.”
Në nenin 197/3, pika 2, pas fjalës “nënshkrimin”, shtohet shprehja “..ose zbatimin”.
Neni 48
Neni 49
Nen nenin 197/5 tek sherbimet e rendesise jetike tek pikat 2 paragrafi b,c,c,d dhe dh pas fjaleve sherbimet shtohet fjala e “domosdoshme”
Neni 50
Neni 197/7 riformulohet me përmbajtjen e mëposhtëme:
“Neni 197/7
Greva e solidaritetit është e ligjshme nëse ajo mbështet një grevë të ligjshme kundër një punëdhënësi, brenda të njëjtës degë dhe nëse motivi që i solidarizon është i njëjtë.”
Përfaqësuesit e punëmarrësve (sindikata), para fillimit të grevës, i paraqesin me shkrim punëdhënësit njoftimin për fillimin e grevës, arsyet, vendin dhe kohën e fillimit të grevës.
Greva e solidaritetit mund të fillojë jo më parë se dy ditë nga data e njoftimit.
Neni 51
Pas nenit 197/7 shtohet neni 197/8 me përmbajtjen e mëposhtëme:
“Neni 197/8
Grevë e përgjithshme
Greva e përgjithshme në nivel kombëtar ose rajonal, është e ligjshme nëse:
a. nuk është në kundërshtim me përcaktimet e neneve 197/4, 197/5, 197/6 të këtij Kodi dhe dispozitat e tjera ligjore në fuqi, si dhe
b.ka si qëllim kundërshtimin e politikave, masave ekonomike dhe sociale, të qeverisë, që cënojnë interesat e punëmarrësve dhe nuk është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.”
Neni 52
Ne nenin 197/9 pas fjales “Kur greva nuk eshte e ligjshme ……..” shtohet shprehja “sipas vendimit te gjykates”
Neni 53
Pas nenit 200, shtohet neni 200/1 me përmbajtjen e mëposhtëme:
“Neni 200/1
Këshillat Konsultativë Trepalëshe Rajonale
1Krijohen Këshillat Konsultativë Trepalëshe Rajonale në Prefekturat e vendit, të cilat përbëhen nga përfaqësues të punëdhënësve, punëmarrësve dhe Qeverisë.
2.Këshilli shqyrton cështjet me interes të përbashkët për organizatat e punëdhënësve dhe punëmarrësve, me qëllim që të arrijë zgjidhje të pranueshme për palët në nivel rajonal.
3.Konsultimet bëhen vecanërisht lidhur me politikat rajonale që kanë të bëjnë me punësimin, formimin profesional, mbrojtjen e punëmarrësve, higjienën dhe sigurimin teknik, prodhimin, mirëqenien, arsimin, si dhe cështjet ekonomike.
4.Këshilli Konsultativ Trepalësh Rajonal përbëhet nga 18 anëtarë dhe 18 kandidatë, nga 6 përfaqësues anëtarë dhe 6 përfaqësues kandidatë nga organizatat e punëmarrësve dhe nga 6 përfaqësues anëtarë dhe 6 përfaqësues kandidatë nga organizatat e punëdhënësve dhe nga 6 përfaqësues anëtarë (Prefekti dhe 5 Kryetarë Bashkie) dhe 5 përfaqësues kandidatë (nënkryetarë bashkie). Përfaqësuesit kandidatë marrin pjesë në seancat e këshillit, në mungesë të përfaqësuesve anëtarë.
5.Në këtë Këshill marrin pjesë organizatat më të përfaqësuara të punëmarrësve dhe punëdhënësve të Prefekturës, që përcaktohen me vendim të Prefektit cdo 3 vjet.
6.Akti administrativ i Prefektit cakton komisionet e specializuara trepalëshe, të përhershme në konsultim edhe me partnerët socialë.
7.Emërimi i anëtarëve dhe i kandidatëve të Këshillit Konsultativ Trepalësh Rajonal, përfaqësues të organizatave të punëmarrësve dhe të punëdhënësve bëhet nga Prefekti, sipas propozimeve të këtyre organizatave, në përputhje me pikën 5 të këtij neni.
8.Këshilli Konsultativ Trepalësh Rajonal mund të krijojë komisone të specializuara ose grupe pune të përkohshme për këshillimin dhe studimin e cështjeve të vecanta me interes të përbashkët.
9,Të gjitha shpenzimet për organizimin dhe zhvillimin e mbledhjeve të Këshillit Konsultativ Trepalësh Rajonal dhe Komisioneve të tij mbulohen nga buxheti i Prefekturës.
10.Rregullat e funksionimit të Këshillit Konsultativ Trepalësh Rajonal rregullohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”
Neni 54
Në nenin 202 bëhen ndryshimet e mëposhtëme:
1.Në pikën 1, pas numrit “44”, shtohet shprehja “68 pika 3”;
2. Në pikën 2, pas shprehjes “…32 paragrafi i tretë“, shtohet shprehja “…32/1”.
Neni 55
Në nenin 203, në fund të pikës 1, shtohet fjalia me përmbajtjen e mëposhtëme:
“Afati i parashkrimit për shkeljen disiplinore është një vit nga momenti i kryerjes se shkeljes, njoftuar me shkrim punëmarrësit.”
Neni 56
Në të gjithë përmbajtjen e ligjit shprehja “organizatë sindikale”, zëvëndësohet me shprehjen “organizatë e punmarrësve
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.