Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha ka thënë gjatë një interviste për Telegrafin se ky institucion ka probleme me kontrabandën e cila zhvillohet jashtë pikave doganore. Sipas tij, përkundër që ka ende kontrabandë të mallrave ajo është me trende rënëse.
“Kontrabanda fillon nga vija e gjelbër e cila është kufiri jashtë vendkalimit kufitar siç janë rrugët nëpër male. Kemi raste të cilat zihen kohë pas kohe si derivatet, produkte farmaceutike, duhan por jo në masë të madhe. Kontrabandë kemi nga shtetet fqinje Shqipëri, Maqedoni, Mal i Zi dhe Serbi”, theksoi Berisha.
Ai ka treguar se kontrabanda në pjesën veriore të vendit kontrabanda është ulur në mas të madhe.
“Sa i përket veriut të Kosovës me vendosjen e kontrollit në pikat kufitare 1 e 31 në Jarinje e Bërnjak, kontrabanda ka rënë në 90 për qind”, ka bërë të ditur Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha.
Ai ka thënë se në pikat doganore të veriut të vendit janë oficerët doganorë nga të gjitha komunitetet dhe se ata qarkullojnë pa probleme të lëvizjes.
/Telegrafi/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.