Më poshtë do të lexoni 9 gjëra të cilat nuk duhet t’i thoni apo të bëni kurrë gjatë një interviste pune, të paktën deri në momentin që nuk e keni të sigurt se do të punësoheni.
1. Kontaktet tuaja. Ruajini me fanatizëm.
2. Historikun e pagës suaj ndër vite dhe as pagën tuaj aktuale. (Punëdhënësit nuk i duhet ky informacion për t’ju punësuar).
3. Një plan biznesi apo një plan marketingu për të cilin jeni lodhur shumë për ta planifikuar, i cili ju ka marrë shumë nga koha juaj.
4. Të bini dakord se do të filloni punën pa pagesë gjatë periudhës së provës. Këshillohet që të mos ta bëni kurrë një gabim të tillë. Nëse një kompani ka një pozicion të hapur pune dhe është duke kërkuar për kandidatin e duhur, atëherë duhet të ketë edhe mjaftueshëm buxhet për ta paguar atë edhe gjatë periudhës së provës.
5. Pronësinë tuaj intelektuale, duke përfshirë këtu prezantime të ndryshme, dosjen tuaj me punë të ndryshme grafike apo çfarëdolloj gjëje tjetër që ju mund të keni krijuar në kompaninë tjetër në të cilën keni punuar, nuk duhet ta lini në kompaninë në të cilën keni shkuar për të dhënë intervistën, por duhet ta merrni me vete.
6. Konsulencën tuaj dhe këshillën mbi zgjidhjen e mundshme të një problemi që ata mund të kenë. Thjesht mendoni se përse ata duhet t’ju punësojnë nëse ju ia keni dhënë zgjidhjen dhe mbi të gjitha, pa marrë kurrfare pagese në këmbim.
7. Të shndërroheni në urë lidhëze për t’i prezantuar me njerëz të cilët ata nuk i njohin.
8. Çdo problem që mund të keni hasur në kompaninë e mëparshme në të cilën keni punuar. Mos kujtoni se po të flisni keq për punëdhënësin tuaj të mëparshëm do të fitoni më shumë pikë gjatë intervistës së punës, sepse nuk duhet kurrsesi të harroni se jeni përballë një punëdhënësi të ri.
9. Një informacion të caktuar mbi një punëdhënës apo klient të mëparshëm.