Revista Forbes ka publikuar listën me personat më të pasur për vitin 2016. SHBA është vendi me më shumë milionerë në botë, pastaj vjen Kina.
Në Europë, vendin e parë e mbajnë Gjermania dhe Britania e Madhe, me nga 120 milionerë, kurse e treta është Rusia, me 88 milionerë.
Edhe rajoni i Ballkanit ka të pasurit e tij.
Njeriu më i pasur në Serbi është Filip Cepter, pasuria e të cilit arrin 5 miliardë dollarë, pastaj Miodrag Kostiq, pronar i MK Group, me 540 milionë dollarë.
Në Slloveni më të pasur janë Iza dhe Samo Login, pasuria e të cilëve arrin në 700 milionë dollarë.
Në Kroaci, personi më i pasur është nga familja Luksiq me 15 miliardë dollarë.
Në Maqedoni, Forbes thotë se në krye të personave më të pasur është Jordan Kamçev, pronari i Orka Holding, me 238 milionë dollarë, kurse i dyti është Minço Jordanov, pronar i Makstil, me 234 milionë dollarë.