Performanca e njeriut është kontradiktore – edhe atletët e klasit botëror kanë ditë pushimi. Megjithatë, shumica e menaxherëve përqëndrohet në mangësitë e punonjësve të tyre ndërsa trajnojnë dhe sigurojnë ‘fidbek’. Sigurisht se ne të gjithë kemi ‘mundësi të përmirësohemi,’ por studimet tregojnë se të identifikosh dhe ndërtosh pikat e forta prodhon rezultate më të mira se sa të fokusohesh tek gabimet.
Herën tjetër që ju do të vlerësoni dikë kujtoni se qëllimi juaj është të rrisni performancën e tyre mesatare, jo të kritikoni një ditë veçanërisht të mirë apo të keqe. Mos u frenoni për të lavdëruar për shkak të disa gabimeve të vogla. Është po aq e rëndësishme që të njihni dhe përforconi pikat e forta sikundër është të vini në dukje momentet ku njerëzit kanë dështuar.