“L’Equipe” publikoi emrat e lojtarëve më të paguar që militojnë në Ligue 1. Klasifikimi i së përditshmes franceze përfshin 30 lojtarët më të paguar në klubet përkatëse.
30 futbollistët në këtë klasifikim u përkasin vetëm pesë klubeve të Ligue 1. Klubi me më shumë lojtarë, 14, është Paris Saint-Germain, 13 prej të cilëve ndodhen në 15 pozicionet e para. Në krye është futbollisti brazilian, Neymar, që sipas vlerësimeve të “L’Equipe” fiton 3.060.000 euro në muaj.
Në vend të dytë të klasifikimit është shoku i tij i skuadrës, Kylian Mbappè, i cili fiton 1.730.000 euro në muaj. Në vend të tretë në podium, është lojtari uruguaian, Edinson Cavani (PSG), paga e të cilit është 1.500.000 euro në muaj.
Top 15 dominohet nga futbollistë të klubit parisien, ku në vend të gjashtë renditet portieri italian Gianluigi Buffon, paga e të cilit është 750.000 euro në muaj. Zinxhiri i lojtarëve të PSG ndërpritet nga Radamel Falcao, në vend të shtatë, i cili paguhet po aq sa Buffon.
Monaco përfaqësohet në Top 15, në vend të 15, edhe me blerjen e re Cesc Frabregas, 600.000 euro në muaj.